Main » 2013 » Shkurt » 15 » Xavi: Milan, një ekip me "luftëtarë"
10:03:45
Xavi: Milan, një ekip me "luftëtarë"
Xavi: Milan, një ekip me "luftëtarë"
  • Foto nga AlbaniaBet

    Xavi Hernandez


Reklama Vodafon
BARCELONE – 15 Shkurt 2013   Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez gjatë një interviste për mediat foli për sfidën e Champions League kundër Milanit. Pavarësisht se katalanasit janë superfavoritë për kalimin e turit, sërish mesfushori nuk dëshiron ti nënvlerësojë kuqezinjtë duke i cilësuar si "luftëtarë". "E dimë që jemi favoritë, jo vetëm që e pranojmë por edhe na pëlqen, gjithsesi kuqezinjtë nuk janë një skuadër që duhet nënvlerësuar. Nuk ndodhen në një moment pozitiv në kampionat, por kanë lojtarë shumë të fortë të cilët mund t’i quash me pak fjalë "luftëtarë" të zotë. El Shaarawy është një lojtar i ri por me shumë talent. Bojan, Boateng e të tjerë formojnë një skuadër të madhe e cila mban mbi supe 7 trofe të Champions League", deklaroi Xavi. Milan-Barcelona luhet ditën e mërkurë , ora 20.45. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 447 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]