Main » 2013 » Shkurt » 17 » Tifozet e Arsenalit te pakenaqur me Arsen Venger
11:48:11
Tifozet e Arsenalit te pakenaqur me Arsen Venger
Tifozet e Arsenalit te pakenaqur me Arsen Venger
  • Foto nga AlbaniaBet

    Arsen Venger


Reklama Vodafon
ARSENAL – 17 SHKURT 2013   Arsen Venger po kalon sezonin e tij më të keq në 16 vitet që ka drejtuar Arsenalin dhe këtë e provon më së miri fakti se tifozët tashmë kërkojnë largimin e trajnerit francez që deri pak kohë më parë kishte statusin e "të paprekshmit” në drejtimin e ekipit. Tekniku francez mendoi më shumë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Bajern, duke lënë në stolin e rezervave shumë futbollistë titullarë në ndeshjen e Kupës FA ndaj Bllekbërn, por skuadra e tij u mund 1-0 dhe i dha lamtumirën turneut. Kjo ishte hera e parë që Venger mundej në Kupën FA nga një skuadër që nuk është në Premier, duke shënuar kështu një tjetër pikë të ulët në karrierën e tij me "topçinjtë”. Tifozët kanë kërkuar në kor në fund të ndeshjes largimin e Venger dhe këtë radhë, bordi drejtues mund të vendosë t’i kënaqë ata, ndonëse do të pritet fundit i sezonit. Venger ka një kontratë deri në vitin 2014 me klubin londinez, ndërsa deri tani ka refuzuar ta rinovojë atë. Sipas burimeve të mediave angleze, në fund të këtij sezoni, që me shumë mundësi do të jetë i 9-ti radhazi pa asnjë trofe, bordi drejtues dhe Venger do të ulen në tavolinë dhe pritet të zgjidhin me marrëveshje kontratën, pasi edhe trajneri është mërzitur me situatën e krijuar dhe kontestimet e shumta. Ai u shfaq shumë i irrituar në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke qëndruar më pak se 5 minuta para gazetarëve. "Është shumë e dhimbshme dhe zhgënjyese. Në fillimin e ndeshjes luajtëm me 11 futbollistë që luajnë me kombëtaret e vendeve të tyre. Por kemi bërë një gabim të madh te goli i pësuar. A është ky sezoni më i dobët i karrierës time këtu? Nuk ka mbaruar ende! Ndoshta për ju, por jo për mua! Është e rëndësishme të përqendrohemi te takimi i radhës sepse është një mundësi e mirë për të treguar se kemi karakter”, tha ai. Sipas mediave angleze, zëvendësuesi më i mundshëm i Venger në stolin e kësaj skuadre është trajneri aktual i Evertonit, Devid Mojes. Ndërkohë, francezi pritet të kthehet në Francë te PSZH apo të marrë drejtimin e Real Madrid. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 504 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]