Bayern Munich – 11 Shkurt 2013
Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, iu është rikthyer stërvitjeve pas dy javëve mungesë, për shkak të një lëndimi që pati në nyjën e këmbës.
"Jam përsëri mirë. Nuk kam më asnjë problem dhe u jam rikthyer stërvitjeve me kohë të plotë”, ka thënë Shaqiri për mediet gjermane.
Gjatë kësaj kohe 21 vjeçari gjilanas, mungoi në ballafaqimet që Bayerni i zhvilloi ndaj Mainz dhe Schalke 04. Po ashtu nuk arriti që të luaj për përfaqësuesen zvicerane në mesjavë e cila luajti baras pa gola me Greqinë në Athinë.
"I kam kaluar të gjitha problemet dhe shpresoj që të jem në formacion në ndeshjen e radhës që do ta zhvillojmë kundër Wolfsburgut të premten. Jam i përgatitur dhe këtë ia kam thënë edhe trajnerit. Gjithsesi me rëndësi është që jam rikthyer përsëri në stërvitje dhe jam në dispozicion të trajnerit”, ka shtuar 21 vjeçari.
/(e.s) albaniabet/