Main » 2013 » Shkurt » 19 » Schweinsteiger: Në Londër vetëm për fitore
10:57:46
Schweinsteiger: Në Londër vetëm për fitore
Schweinsteiger: Në Londër vetëm për fitore
  • Foto nga AlbaniaBet

    Bastian Schweinsteiger dhe Manuel Neuer


Reklama Vodafon
Bayern Munchen – 19 Shkurt 2013   Bastian Schweinsteiger ka paralajmëruar Arsenalin se Bayern Munchen është i vendosur dhe me mentalitet të qartë fitues para ndeshjen së parë për 1/8-at e Champions League midis dy klubeve në "Emirates Stadium". Ekipi i drejtuar nga Jupp Heynckes kryeson i vetëm Bundesligën me 15 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, teksa zuri vendin e parë në fazën e grupeve para Valencias, duke rezervuar një biletë për në fazën e nokautit të këtij kompeticioni. Bavarezët janë po ashtu finalistë të Champions League në edicionin e kaluar, kur u mundën nga Chelsea në "Allianz Arena". Mesfushori gjerman ka bërë të qartë se nuk do të pranojë dhe as do të luajë për një barazim në Londër, duke e lënë të hapur kualifikimin në sfidën e kthimit, në Mynih, që do luhet në muajin mars. "Në Mynih luajmë gjithmonë për të fituar. Ka një sllogan të njohur këtu në dialektin bavarez dhe ne e përdorim atë ahpesh brenda Bayern Munchen: "Mia san MIA". Fjalë për fjalë ajo do të thotë: "Ne jemi ne", por në fakt kuptimi i vërtetë është "ne jemi kush jemi". Kjo nuk mbart brenda domethënie arrogante, por jemi shumë të sigurtë për aftësitë tona për ta fituar ndeshjen. E gjitha ka lidhje me një mentalitet fitues, që ekziston te Bajerni. Kur lojtarët e skuadrave të tjera udhëtojnë për diku, në transferta, nganjëherë tregojnë lumturi kur loja është 0-0 apo 1-1, por ne vijmë në një mjedis ku kemi për të fituar. Nuk jemi të kënaqur me 0-0 apo 1-1. Ky është mentaliteti i Bayern Munchen", ka thënë Bastian Schweinsteiger për "Daily Mail". /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 509 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]