Real Madrid – 18 Shkurt 2013
Real Madrid kërkon me çdo kusht Edinson Cavanin, aq sa është gati të ofrojë për kartonin e tij 25 milionë euro, si dhe sulmuesin francez Karim Benzema. Drejtuesit "Los Blancos" mendojnë se me një ofertë të tillë do arrijnë t’ia prishin mendjen presidentit napolitan Aurelio De Laurentiis, i cili e konsideron sulmuesin uruguaian të pashitshëm.
Klubi i të kaltërve kërkon që të përfitojë 63 milionë euro nga shitja e futbollistëve. Nga ana tjetër, Cavani është sulmuesi më i mirë në Itali dhe në Europa League, për këtë arsye interesimi është i madh nga shumë skuadra të Europës.
Presidenti Florentino Perez kërkon të bëjë goditje të fuqishme në merkaton e verës, ndërsa synon të rizgjidhet sërish në krye të "Galaktikëve".
Por duket se politikat e klubit bien në kundërshti me opinionin e tifozëve, që preferojnë më mirë të shitet Gonzalo Higuain se Benzema. Rreth 44% e të anketuarve nga e përditshmja sportive "AS" janë për largimin e argjentinasit dhe 21% të francezit.
/(e.s) albaniabet/