Main » 2013 » Janar » 16 » Mourinho: E ardhmja përseri në Premier League
13:13:56
Mourinho: E ardhmja përseri në Premier League
Mourinho: E ardhmja përseri në Premier League
  • Foto nga AlbaniaBet

    Jose Mourinho


Reklama Vodafon
Real Madrid – 16 Janar 2013   Jose Mourinho e pranon se një ditë do të rikthehet në Angli. Trajneri portugez thotë se futbolli anglez i është ngulitur në zemër dhe ka kujtime mjaft të mira nga atje. ‘Special One’ nuk është pishman që e la Anglinë, ku shijoi eksperiencat e radhës në Itali e Spanjë, por përvoja që e pati në Chelsea ishte e veçantë për të. Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho e ka përsëritur edhe një herë dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premierligë në të ardhmen. 39 vjeçari pati një eksperiencë të suksesshme me Chelsean nga viti 2004 deri më 2007, ndërsa ka memorie të mira nga ajo periudhë, kur e kishte ngritur ekipin Blues në piedestalin më të lartë të futbollit anglez. "Kujtimet e mia për futbollin anglez nuk kanë mundur të jenë më të mira. Në Angli e ndien pasionin e vërtetë për këtë lojë. Nuk është vetëm pasioni për klubet, por është pasion në përgjithësi për futbollin dhe këtë e vëren kur je pjesë e tij. E kam dashur këtë që nga dita e parë e deri tek e fundit. E di se një ditë do të kthehem atje, sepse futbolli anglez do të thotë shumë për mua”, deklaroi ‘Special One’ për mediat angleze. Ish trajneri i Portos, Chelseat e Interit ka ende kontratë me Real Madridin, por mediat spanjolle shkruajnë se ai mund ta mbyll këtë eksperiencë në fund të këtij sezoni. Mourinho nuk është pishman që e la Anglinë, sepse thotë se më pas i shijoi edhe dy eksperienca magjike në Itali me Interin dhe tash në Spanjë me Realin. Gjatë periudhës në Chelsea, ai kishte fituar pesë trofe, duke e rikthyer entuziazmin tek tifozët e klubit londinez. Ai ndihet mirë që arriti ta fitonte trofeun FA Cup, për të cilin thotë se e përfaqëson pasionin për futbollin. Nën drejtimin e Jose Mourinhos, Real Madridi ka mbetur 18 pikë prapa Barcelonës në tabelë dhe pothuajse i ka humbur gjasat për ta fituar titullin e kampionit në La Liga. E vetmja shpresë e portugezit është Liga e Kampionëve, në të cilën e pret një përballje e dyfishtë e vështirë me Manchester Unitedin në të tetën e finales, muajin e ardhshëm. Në rast se eliminohet nga kjo fazë, ai mund të largohet nga Santiago Bernabeu pa përfunduar mirë sezoni. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 471 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]