Malaga – 16 Janar 2013
Mesfushori ofensiv i Chelseat, Lucas Piazon, do t’i bashkohet Malagas deri ne fund te sezonit – ka konfirmuar Rafael Benitez. 18-vjecari nenshkroi per Blute ne vitin 2011, ndersa meqe mundesite per te luajtur ne formacionin baze jane shume te vogla, ai do te kaloje te klubi spanjoll.
Lojtari i ri do te perpiqet qe te perfitoje eksperience nen drejtimin e Manuel Pellegrinit. Malaga aktualisht eshte ne vend te peste ne La Liga, ndersa merr pjese edhe ne Ligen e Kampioneve, ku do te kete pune me Porton ne 1/8 e finales.
/(e.s) albaniabet/