Liverpool – 12 Shkurt 2013
Liverpool është mundur në shtëpinë e tij 0-2 nga skuadra e West Bromwich Albion. Edhe pse luanin në një stadium të vështirë si "Anfield Road" miqtë arritën të ishin shumë racionalë duke u mbrojtur mirë dhe duke shfrytëzuar gabimet e "The Reds".
Liverpool e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare por pa arritur rrugën e rrjetës. Atëherë kur u mendua se gjithçka po shkonte drejt barazimit WBA gjeti golin me anë të MCAuley në minutën e 81 dhe nëfundin e ndeshjes Lukaku dyfishoi rezultatin. Kujtojmë që në minutën e 77 Gerrard gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Me këtë fitore WBA ngjitet në vend të 8 me 37 pikë duke lënë pas me vetëm 1 pikë pikërisht Liverpool
/(e.s) albaniabet/