Chelsea – 17 Janar 2013
‘Kapiten, lider, legjendë’, shkruan në parullat e shikuesve në Stamford Bridge për kapitenin John Terry. Këto fjalë do të thonë shumë për qendërmbrojtësin e Chelseat, njëjtë si kjo foto, e cila është postuar nga vet ai në Instagram.
Terry e postoi foton e disa shiritave të kapitenit, të cilët i ka vendosur në dorën e tij gjatë karrierës. "I kam ruajtur të gjithë shiritat e kapitenit nga secila ndeshje që kam luajtur. Ky është një koleksion i vogël”, ka shkruar përfaqësuesi anglez.
Ato përfshijnë shirita nga ndeshje të ndryshme që ka zhvilluar ai me Chelsean dhe Anglinë, përfshirë këtu edhe shiritin me mbishkrimin ‘Të bashkuar kundër racizmit’, të cilin e kishte vendosur ndaj Shakhtar Donetskut këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Ish kapiteni i Anglisë e ka udhëhequr ekipin londinez që nga vera e vitit 2004, duke fituar 12 trofe. Ai po ashtu e vendosi disa herë shiritin e kapitenit për Anglinë, para se të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar në shtator të vitit të kaluar.
/(e.s) albaniabet/