Main » 2013 » Shkurt » 21 » Iniesta: Hakmerremi ne "Camp Nou"
11:43:16
Iniesta: Hakmerremi ne "Camp Nou"
Iniesta: Hakmerremi ne "Camp Nou"
  • Foto nga AlbaniaBet

    Andres Iniesta


Reklama Vodafon
Barcelona – 21 Shkurt 2013   Fantazisti i Barcelonës Andres Iniesta është i vetëdijshëm se katalanasit nuk ishin në formën e tyre më të mirë në përballjen me Milan pasi nuk treguan asgjë nga ato çka ata dinë të bëjnë më mirë në fushën e lojës. Por katalanasi nuk bie në pesimizëm. Numri 8 i Barçës zotohet se të gjitha gabimet do të shlyhen në ndeshjen e kthimit në "Camp Nou". "Nuk na mungoi vetëm një detaj, por shumë gjëra. Rastet për gol, freskia, hapësirat në fushë. Ishte një ndeshje e dobët për ne në shumë aspekte. Megjithatë nuk jemi eliminuar. Në fushën tonë do përmbysim gjithçka. Jam i bindur se do i shlyejmë të gjithagabimet që bëmë në transfertë, duke fituar bindshëm", deklaroi mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 632 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]