Main » 2013 » Shkurt » 15 » Humbasin Atletiko Madrid, Napoli dhe Liverpuli (VIDEO)
09:36:49
Humbasin Atletiko Madrid, Napoli dhe Liverpuli (VIDEO)
Humbasin Atletiko Madrid, Napoli dhe Liverpuli (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
EUROPA LEAGUE – 15 Shkurt 2013   Ndeshjet e para të 1/16 të finaleve të Europa Legague kanë regjistruar rezultate të bujshme, duke filluar nga humbjet e disa prej skuadrave të mëdha që shiheshin si pretendente për fitoren e turneut. Rezultati më i rëndësishëm është padyshim fitorja 2-0 e Rubin Kazan në fushën e Atletiko Madrid, duke bërë që kampionët në fuqi të turneut të jenë shumë pranë eliminimit. Goli i Karadeniz në minutën e 6-të të ndeshjes i dha avantazhin skuadrës ruse që dyfishoi shifrat në fundin e takimit me anë të Orbaiz dhe shkon e qetë në ndeshjen e kthimit falë këtij avantazhi të rëndësishëm. Një humbje po aq tronditëse në shtëpi ka pësuar edhe Napoli, që është mundur në mënyrë të papritur nga skuadra çeke e Viktoria Plzen. Ekipi italian duket se nuk ka qenë i përqendruar sa duhej në këtë sfidë, duke pësuar tre gola dhe duke mos shfaqur thuajse asgjë nga ato që ka dhuruar në kampionatin italian ku lufton për titullin kampion. Edhe Liverpuli, një tjetër pretendent për fitoren, është mundur në transfertën e vështirë të Shën Petersburgut. Zeniti vendas ka dominuar dhe ka fituar 2-0 falë golave të Hulk e Semak në pjesnë e dytë të ndeshjes. Çelsi ka fituar 1-0 në fushën e Spartës së Pragës, ndërsa Benfika ka fituar me të njëjtin rezultat në Gjermani ndaj Leverkusen. Ndeshja me më shumë gola ka qenë barazimi 3-3 i Borusia Mynshengladbah ndaj Lacios, ndërsa Interi, ndonëse ka fituar 2-0 ndaj CFR Kluj, e ka përjetuar këtë si një humbje pasi Diego Milito ka pësuar një dëmtim të rëndë që do të thotë se ka mbyllur para kohe sezonin. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 442 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]