Main » 2013 » Shkurt » 14 » Dortmund i rremben barazimin Shakhtar-it
09:34:24
Dortmund i rremben barazimin Shakhtar-it
Dortmund i rremben barazimin Shakhtar-it
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
UEFA CHAMPIONS LEAGUE – 14 Shkurt 2013   Shakhtar Donetsk-Borusia Dortmund ka qenë sfida tjetër e Ligës së Kampioneve për këtë të mërkurë, një ndeshje që ka përfunduar me rezultatin 2-2 dhe ku kampionët e Gjermanisë kanë dalë më të fituar pasi kanë marrë një barazim në transfertë. Ekipi ukrainas ka dominuar në këtë sfidë dhe ka arritur të gjejë golin e avantazhit me një goditje dënimi nga distanca të Dario Srna në minutën e 31-të. Por 10 minuta më vonë, ishte i zakonshmi Levandovski që gjeti rrugën e rrjetës për të mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1. Shakhtar dominoi duke treguar se jo rastësisht ka mbërritur në këtë pikë të turneut. Goli i zëvendësuesit Daglas Kosta në minutën e 68-të dha përshtypjen sikur ekipi ukrainas po merrte një fitore të vyer në këtë sfidë. Por entuziazmi i vendasve është shuar në minutën e 87-të, kur mbrojtësi Humels devijoi me kokë në portën e ukrainasve një goditje këndi të Shmelcer, duke vulosur rezultatin 2-2 të kësaj ndeshje, me takimin e dytë që luhet në "Iduna Park” të Dortmundit. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 474 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]