Main » 2013 » Shkurt » 12 » Conte: Endrren do ta realizojme
13:45:59
Conte: Endrren do ta realizojme
Conte: Endrren do ta realizojme
  • Foto nga AlbaniaBet

    Antonio Conte dhe Gianluigi Buffon


Reklama Vodafon
Juventus – 12 Shkurt 2013   "Championsi është një ëndërr që duhet realizuar ndeshje pas ndeshje. Nuk jemi favoritë por nuk duam të vendosim limite". Këto janë fjalët e trajnerit të Juventus Antonio Conte gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes së sotme kundër Celtic. Një ndeshje mes aktuales dhe historisë. Bardhezinjtë që triumfuan në një grup ferri me një teknik, i cili i penalizuar ndoqi disa prej ndeshjeve të fazës së grupeve nga tribuna. "Zonja e Vjetër" do të jetë sot mysafire në një stadium shumë të vështirë si "Celtic Park" të Glasgow, aty ku në nëntorin e shkuar Barcelona u mposht 2-1. Por po ti kthehemi historisë në këtë impiant janë mposhtur edhe Juventusi i Trapattonit dhe Lippit në vitet 1981 dhe 2001, të vetmit trajnerë që kanë sjellë në Torino trofeun e Champions League. Po ti shtosh këtu edhe karakterin e futbollit skocez: energjik dhe shumë fizik përgjatë 90 minutave atëherë kuptohet se kampionët e Italisë nuk do ta kenë shumë të lehtë sot në Glasgow. Gjithësesi Juventusi dhe Conte nuk duan të heqin dorë kaq shpejt dhe kanë marrë masat paraprake. "Kemi ndjekur rritjen e Celtic dhe e dimë që duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk janë të shumta skuadrat që mund të mposhtin Barcelonën. Në shtëpi skocezët janë shumë të zotët. I kemi studiar: janë të fotë fizikisht dhe kanë një përqindje të lartë të realizimit nga goditjet standarte", u shpreh AntonioConte. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 394 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]