Main » 2013 » Shkurt » 20 » Carlo Ancelotti prane Real Madrid?
14:03:19
Carlo Ancelotti prane Real Madrid?
Carlo Ancelotti prane Real Madrid?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho


Reklama Vodafon
Real Madrid – 20 Shkurt 2013   Kush do të jetë pasardhësi i Mourinhos në stolin e Real Madrid? Në Francë janë pothuajse të sigurt se identikiti i tij të çon te Carlo Ancelotti. Sipas gazetës prestigjoze franceze "Le Parisien", teknikuitalian dhe manjati Nasser al-Khelaifi nuk po gëzojnë një marrëdhënie të shendoshë. Krisja e parë ndodhi në fillim të sezonit ku PSG nuk e nisi me këmbën e mbarë pas tre humbjeve në më pak se një muaj kundër Saint-Etienne, Rennes e Nicce. Kjo situatë vazhdoi edhe në vigjilje të ndeshjes së Champions League kundër Portos ku miliarderi nga Lindja e Mesme i lëshoi një ultimatum teknikut, madje jo rastësisht në ato kohë u shfaq edhe emri i Jose Mourinhos në ambjentet e klubit parizien. Në vijim të shkrimit, "Le Parisien" thekson se Ancelotti nuk mund të pajtohet me këtë situatë, duke bërë edhe ai lëvizjen e tij. Të dhënat të çojnë në Madrid ku duket se trajneri italian ka arritur të rrëmbejë një premtim verbal nga drejtuesit merengues për të marrë drejtimin e klubit ne fillim të verës. Por edhe nëse marrëveshja me Real Madrid nuk konkretizohet, nuk do të ishte një tragjedi për teknikun që ndiqet edhe nga Manchester City, Liverpool e Arsenal. Kjo është një tablo e ujërave që lëvizin në thellësi të merkatos që gjithsesi japin një tablo edhe pse jo shumë të qartë për efektin domino që mund të shkaktojë largimi i Ancelottit nga "qyteti i dashurisë". /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 624 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]