Main » 2013 » Shkurt » 20 » Benitez pasuesi i Mourinho te Real Madridi ?
09:50:25
Benitez pasuesi i Mourinho te Real Madridi ?
Benitez pasuesi i Mourinho te Real Madridi ?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Rafael Benitez


Reklama Vodafon
Real Madrid – 20 Shkurt 2013   Rafael Benitez ka treguar adhurimin e tij për Real Madrid, ku prej kohësh shihet si një prej kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar José Mourinho . Trajneri aktual i Çelsit ka një të kaluar në radhët e kësaj skuadre, pasi ka qenë pjesë e stafit të Vicente Del Boske kur ai drejtonte madrilenët, para se të kthehej në trajner të parë te Real Vajadolid në vitin 1995. "Kam një kontratë me Çelsin deri në fund të sezonit dhe do të bëj maksimumin që të kem sukses me këtë klub. Edhe Reali ka një trajner me një kontratë ekzistuese dhe duhet respektuar diçka e tille”, tha ai për "Radio Nacional de Espana”. "Por si trajner ti ke gjithmonë një skuadrën tënde të preferuar. Unë kam një lidhje të veçantë me tifozët dhe ata më kanë trajtuar mirë. U bëra pjesë e Realit që kur isha 13 vjeç dhe jam nga Madridi. Por nuk dua të përfshihem në këto spekulime pasi fjalët e mia shpesh nuk interpretohen ashtu siç duhet”, ishte sqarimi i Benitez që nuk ngurron ta cilësojë veten mes kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares spanjolle të futbollit. "Nuk mund ta përjashtoj që një ditë të drejtoj kombëtaren, pas largimit të Vicente Del Boske. Kjo është diçka që do ta shoh në të ardhmen, megjithëse për një gjë të tillë më duhet të vazhdoj të punoj në futbollin e elitës”, tregoi spanjolli. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 553 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]