Main » 2013 » Shkurt » 20 » Bayern Munich i shkakton disfat Arsenal-it (Video)
09:22:41
Bayern Munich i shkakton disfat Arsenal-it (Video)
Bayern Munich i shkakton disfat Arsenal-it (Video)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lojtaret e Bayern Munich duke festuar


Reklama Vodafon
UEFA Champions League – 20 Shkurt 2013   Bayern Munich ka mposhtur në Emirates ekipin e Arsenalit me rezultat 3-1, duke i dhënë vetes luksin që të jetë më i lirë në ndeshjen e kthimit që mund t'i sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Edhe pse Arsenal e filloi fuqishëm, në minutën e 7-të ata pranuan golin e parë. Autor i këtij goli ishte Mueller. Pas 21 minuta lojë, sërish shfaqet Thomas Mueller i cili thellon epërsinë për 2-0. Në fillimin e pjesës së dytë, Podolski (55') shënoi për ta ngushtuar epërsinë dhe për t'u dhënë shpresë vendasve. Megjithatë, as presioni i vazhdueshëm i Arsenalit nuk mjaftoi për të shënuar për barazim. Përkundrazi, në minutën e 77-të, Mario Mandzukic mposhti portierin për të shënuar për 3-1. Në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena, Bayern Munich është favorit absolut megjithëse në futboll gjithçka mund të ndodhë deri në fund. Në takimin tjetër, Porto mposhti Malagan me rezultat minimal 1-0 ndërsa autor i golit ishte Moutinho (56'). /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 496 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]