Main » 2013 » Shkurt » 21 » Barcelona bën autokritikë pas humbjes me Milanin
10:34:52
Barcelona bën autokritikë pas humbjes me Milanin
Barcelona bën autokritikë pas humbjes me Milanin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Pamje nga ndeshja Milan-Barcelona 2-0


Reklama Vodafon
Barcelone – 21 Shkurt 2013   Humbja 2-0 ndaj Milanit ka lënë shenjë në radhët e Barcelonës, me futbollistët e kësaj skuadre që kanë pranuar se kjo ishte një nga ndeshjet më të dobëta që kanë zhvilluar në vitet e fundit. Mesfushori Andres Iniesta konfirmoi mendimin e përgjithshëm se kjo Barcelonë e shfaqur në "San Siro”, kishte shumë pak lidhje me atë skuadër që cilësohet si një nga më të fortat në historinë e futbollit botëror. "Ky ishte një rezultat negativ. Gjëra të tilla mund të ndodhin kur nuk paraqitesh në ndeshje”, ishte komenti i mesfushorit, që la të kuptohet se skuadra kishte luajtur shumë poshtë pritshmërisë. Edhe qendërmbrojtësi Zherard Pikë ka bërë autokritikë para kamerave, duke theksuar se ndoshta kjo humbje ishte pasojë e një mendjemadhësie të katalanasve. "Prekja me dorë të goli i parë? Gjyqtarët mund të gabojnë por shpesh nuk ka justifikime. Ky është një rezultat shumë i keq. Duhet të përmirësohemi në "Kamp Nou” nëse duam të kalojmë turin. Dihej që "San Siro” është një fushë mjaft e komplikuar, pasi e dinim që Milani është një klub i madh. Për ne nuk ka justifikime”, tha ai duke hedhur poshtë pretendimet se katalanasit kishin pasur kundër gjyqtarin. "Vinim në këtë ndeshje si favoritë dhe u duk qartë që ndoshta nuk jemi aq të mirë sa mendohet dhe nëse nuk japim maksimumin, nuk kualifikohemi”, ishte autokritika e Pike. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 659 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Raji  
0
Didn't know the forum rules allowed such brililant posts.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]