Main » 2013 » Shkurt » 19 » Zaneti “mbeshtet” Simeonen te Interi
10:03:15
Zaneti “mbeshtet” Simeonen te Interi
Zaneti "mbeshtet” Simeonen te Interi
  • Foto nga AlbaniaBet

    Diego Simeone


Reklama Vodafon
Inter – 19 Shkurt 2013   Spekulimet mbi të ardhmen e Andrea Stramaçionit në stolin e Interit pas përfundimit të këtij edicioni janë ndezur më shumë nga një batutë e kapitenit të zikaltërve, Havier Zaneti, i cili ka komentuar zërat për një interesim të Masimo Moratit ndaj Diego Simeones. "Simeone është një mik dhe duke e njohur mirë, e di që mund të ketë dëshirë për t’u kthyer në Itali dhe për të drejtuar një skuadër si Interi. Por nuk është e drejtë të flasim tani, pasi në skuadër gjendet Stramaçioni, që është i ri dhe i aftë”, ishte batuta e Zanetit, por që në mediat italiane është interpretuar si një ftesë e mirëfilltë që ai i ka bërë ish-shokut të skuadrës për të pranuar një ofertë të mundshme nga zikaltërit. Më pas, Zaneti ka folur edhe për momentet e ndryshme të karrierës së tij, duke bërë një bilanc edhe të trajnerëve që kanë kaluar në radhët e zikaltërve gjatë viteve që ai ka veshur fanellën e kësaj skuadre. "Murinjo ishte i madh, ishte para të gjithë të tjerëve, përgatiste ndeshjet si pakkush dhe sidomos ishte një fitimtar. Që në Madrid e dija që nuk ishte më trajneri im, por ai do të bëjë gjithmonë pjesë në familjen e madhe të Interit dhe për këtë e falënderoj. Kam një kujtim të mirë edhe për Mançinin, ai ishte i pari që na bëri të fitojmë. Me Lipin kishim shumë shpresë, pasi skuadra ishte e mirë, por nuk arritëm të jepnim gjë në fushë. Benitez kishte dëshirë, problemi ishte që nuk u përshtatëm me të”, shpjegoi kapiteni i Interit. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 445 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]