Main » 2013 » Shkurt » 20 » Tifozat Kuq e Zi : Norvegjia do te flas shqip
13:57:32
Tifozat Kuq e Zi : Norvegjia do te flas shqip
Tifozat Kuq e Zi : Norvegjia do te flas shqip
  • Foto nga AlbaniaBet

    Tifozat Kuq e Zi


Reklama Vodafon
Kombetarja – 20 Shkurt 2013   Ndeshja e parë kualifikuese për 2013-ën e KombëtaresShqiptare është ajo e 22 marsit kundër Norvegjisë. Ata që kanë filluar përgatitjet më herët se zakonisht janë tifozët e flaktë të Kombëtares, të njohur si "Tifozat Kuq e Zi". Në një bisedë për portalin sportiv "asport.info", Salih Shala, përfaqësues për Suedinë i TKZ-së, ka thënë se në bazë të kërkesave pritet një pjesëmarrje shumë e madhe e shqiptarëve në këtë takim. "Vetëm nga Suedia kemi prenotuar 4 autobusë, që nënkupton se mbi 300 persona do të udhëtojnë vetëm në mënyrë të organizuar, pa llogaritur ata që udhëtojnë në mënyrë private", ka thënë Shala. Ai paralajmëron se përveç vendeve skandinave, priten grupe të organizuara nga Anglia, Zvicra, Gjermania dhe shtete të tjera europiane. Shala ka bërë të ditur se janë lënë vetëm 7 ditë në dispozicion (nga dita e sotme) për rezervimin e biletave, ndërsa pas kësaj date për shkak të kërkesave të mëdha nuk do të jetë e mundur që të rezervohet bileta në tribunën ku do të jenë të vendosur TKZ, duke rikujtuar që çmimi i biletave në sektorin e Tifozave Kuq e Zi është 45 euro. "Besoj se mbi 2000 shqiptarë do të jenë vetëm në tribunën e TKZ-së, pastaj me siguri që të tjerët do të shpërndahen nëpër stadium. Nuk përfundon me kaq, pasi "Tifozat Kuq e Zi’ kanë përgatitur një koreografi gjigande, që do ta bëjë Oslon të flasë shqip", ka përfunduar ai. Tifozët shqiptarë pritet të vendosen në sektorin 109 dhe 110, të stadiumit "Ullevall" të Oslos, ndërsa ndeshja pritet të nis në ora 19:00. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 843 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]