Maqedoni – 07 Shkurt 2013
Të mërkurën në mbrëmje Maqedonia ka shënuar një rezultat historik në një ndeshje futbolli me skuadrën e Danimarkës. Rezultati përfundimtar ishte 3- 0 për Maqedoninë. Shqiptari Agim Ibraimi ishte protagonisti kryesor i ndeshjes miqësore të zhvilluar në stadiumin e Shkupit, duke shënuar golin e dytë, por në të njëjtën kohë ishte deciziv edhe në shënimin e golit të pare duke dhënë asistin për shokun e skuadrës Goran Pandev.
Përveç Ibrahimit, në këtë ndeshje ka luajtur nga minuta e parë edhe shqiptari tjetër Muhamed Demiri. Por siç ndodh rëndom tashmë në fushat e futbollit, por edhe nëpër pallate sporti në vendin fqinj, edhe kësaj radhë janë fyer etnikisht shqiptarët nga tifozëria maqedonase e pranishme në shkallët e stadiumit, duke marrë në këtë mënyrë edhe ‘mirënjohjen e duhur’ për kontributin e dhënë ndaj fanellës kuqeverdhë. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e "Filipi II” në Shkup.
/(e.s) albaniabet/