Main » 2013 » Shkurt » 19 » Sherr mes lojtarve pas humbjes me Sienen
09:54:00
Sherr mes lojtarve pas humbjes me Sienen
Sherr mes lojtarve pas humbjes me Sienen
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Seria A – 19 Shkurt 2013   Humbja 3-0 në fushën e Sienës gjatë natës të së hënës, ka sjellë tension në radhët e Lacios, me lojtarët që kanë akuzuar, fyer dhe janë përplasur me njëri-tjetrin pas përfundimit të ndeshjes. Shenjat e nervozizmit janë shfaqur qartë që në vërshëllimën përfundimtare, kur mbrojtësi Konko u desh të tërhiqej nga stafi i bardhekaltërve dhe portieri Marketi për të mos u zënë me një tifoz me të cilin po polemizonte duke dalë nga fusha e lojës. Më pas, ka shpërthyer një rrëmujë e madhe brenda dhomave të zhveshjeve. Dëshmitarët kanë dëgjuar ulërima e sharje nga më të ndryshmet dhe akuza reciproke mes lojtarëve, të cilët fajësonin njëri-tjetrin për rezultatet e fundit. Ndonëse dera e dhomës së zhveshjeve ishte e mbyllur, gjithçka është dëgjuar qartësisht jashtë dhe duket se shumë lojtarë brenda skuadrës laciale tashmë nuk durojnë dot njëri-tjetrin. Vetë trajneri Petkoviç ka preferuar që të mos përzihet në këtë zënkë, duke lënë lojtarët të shfryjnë dufin, ndërsa ka qenë ai që është shfaqur para gazetarëve pas ndeshjes dhe u ka kërkuar falje publikisht tifozëve, pasi ekipi që kishte zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri pak javë më parë, tani rrezikon seriozisht të humbasë vendin e tretë dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 480 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]