EKUADOR
– 15 Shkurt 2013
Damian Diaz, futbollisti i skuadrës ekuadoriane të Barcelonës, është autor i një goli shumë të bukur në ndeshjen e fundit të Copa Libertadores kundër skuadrës së Nacional.
Edhe pse ishte disa metra larg zonës së rreptësisë dhe jo në një pozicion shumë të volitshëmDiaz nuk u mendua dy herë por goditi drejt portës kundërshtare duke e ndalur topin në këndin më të largët, aty ku as portieri nuk kishte çfarë të bënte.
Por pjesa më e bukur qëndron te festimi i golit. Damian Diaz vrapoi pas porte ku qëndronte nëna e tij, të cilës i dhuroi një puthje live.
Gjest shumë i bukur.
/(e.s) albaniabet/