Palermo – 21 Janar 2013
Per Samir Ujkanin vazhdojne te shtohen skuadrat qe e kerkojne gjate merkatos se janarit. Ne Serie A jane nje sere klubesh qe duan sherbimet e tij, qofte per ta blere, per ta zevendesuar me nje tjeter portier, apo per huazim.
Thuajse gjysma e klubeve te elites se futbollit italian jane ne gare per "gardianin” e Kombetares shqiptare, ku se fundi me sa duket po fitojne "pike” Fiorentina e Torino. Kjo per shkakun se portieret aktuale te te dy skuadrave pritet te mos jene me per fazen e dyte. Tek Fiorentina, Viviano eshte drejt largimit dhe drejtuesit e klubit "viola” po hedhin veshtrimin tek numri 1 i Palermos.
Gjithashtu edhe Torino eshte e destinuar per te gjetur nje portier, pasi Gillet me shume mundesi do te pezullohet per shkak te skandalit te basteve. Ndaj klubi "granada” kerkon patjeter te marre masa sa me shpejt dhe keshtu qe ka shfaqur interesin per Ujkanin. Kur duket se largimi nga Palermo eshte i sigurt, ne "pole” per "gardianin” kuqezi jane Fiorentina e Torino.
/(e.s) albaniabet/