Main » 2013 » Janar » 21 » Sadiku: Dua te fitoj serish “Kepucen e Arte”
10:01:37
Sadiku: Dua te fitoj serish “Kepucen e Arte”
Sadiku: Dua te fitoj serish "Kepucen e Arte”
  • Foto nga AlbaniaBet

    Armando Sadiku


Reklama Vodafon
Lugano – 21 Janar 2013   Sulmuesi i Kombetares shqiptare sezonin e kaluar me fanellen e Locarno u shpall golashenuesi me i mire i Challenge League Armando Sadiku, sulmuesi i Luganos dhe i Kombetares A, konfirmoi se me gjithe interesimin e shume klubeve dhe deshiren e tij per t’u transferuar ne nje klub me prestigjioz, ai do ta mbylle sezonin futbollistik te skuadra zvicerane e Challengue League. Sadiku eshte "viktime” e nje rregulli strikt te FIFA-s, qe nuk i lejon lojtaret te luajne me me shume se dy ekipe brenda nje sezoni. Elbasanasi e nisi kampionatin si lojtar i Locarnos (u aktivizua vetem ne nje ndeshje), perpara se transferohej te Lugano. Ai vazhdon te jete nje makine golash edhe me ekipin e tij te ri, Luganon. Nese sezonin e kaluar realizoi per Locarnon, 19 gola ne 27 ndeshje ne kampionat, midis tyre dhe nje triplete ne fitoren 3-0 kunder Delemont (21 prill 2012), kete vit ka shenuar 11 gola ne 16 ndeshje me Luganon. Sadiku kryeson listen e golashenuesve te Challenge League, por skuadra e tij ndodhet ne vendin e 7-te nga 10 skuadra qe ka kampionati. Lugano ndodhet ne Antalia te Turqise, atje ku skuadra zvicerane do te kryeje edhe fazen pergatitore dimerore, te programuar deri ne daten 26 janar. Ne nje interviste per "Telegraf”, pervec te tjerave sulmuesi ka folur dhe per miqesoren e 6 shkurtit me Gjeorgjine, e cila sipas tij sherben per ate zyrtare me Norvegjine, qe do te jete e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Boteror "Brazil 2014”. 
Armando, mediat e huaja folen shume gjate diteve te fundit per nje transferim te mundshem tuajin nga Lugano, duke permendur ekipe nga Italia, Gjermania, Zvicra, madje dhe nga Anglia. A do te levizni nga Lugano?
 Jo, do te qendroj te Lugano. Sigurisht, nuk me munguan ofertat, madje shume serioze nga disa ekipe, te cilat ia adresuan klubit, por dhe menaxherit tim, por per shkak te rregullores se FIFA-s nuk mund te leviz. Ne fillim te sezonit luajta per ish-skuadren time, Locarnon, nderkohe qe rregulli i FIFA-s nuk lejon qe te aktivizohesh ne me shume se dy skuadra brenda nje sezoni futbollistik. 
Sezonin e kaluar fituat "Kepucen e Arte” te Challenge League, kur ishit ne radhet e Locarnos, nderkohe qe serish kryesonin renditjen e golashenuesve ne pjesen e pare te edicionit. A nuk do te ishte me bukur te kishit nje pale "Kepuce te Arta”?
 S'do te ishte keq. Per momentin kryesoj listen e golashenuesve te kampionatit, keshtu qe e konsideroj te mundshme fitimin e "Kepuces se Arte”. Gjithsesi, konkurrenca eshte e forte. Une kam realizuar 11 gola, por pas meje jane tre lojtare me secili nga 9 gola. Fitimi i "Kepuces se Arte” eshte dhe objektivi im, por ajo qe eshte me e rendesishme jane piket qe duhet te marre dhe t’i jap ekipit tim. Ndihem shume mire fizikisht dhe kjo do te me ndihmoje. 
Te gjitha ekipet Challenge League po kryejne fazen pergatitore jashte Zvicres, po Lugano?
 Ne po e kryejme ne Antalia te Turqise. Do te qendrojme deri ne daten 26 janar, teksa do te zhvillojme dhe ndeshje miqesore. Ne fillim te muajit shkurt do te jete miqesorja e Kombetares A, ajo kunder Gjeorgjise. Si e vleresoni ate takim? Natyrisht qe, ndeshjet miqesore vetem i bejne mire ekipit dhe sidomos lojtareve te rinj. Trajneri De Biasi po afron shume te tille dhe kjo ndeshje eshte nje mundesi e mire per te testuar veten, para takimit zyrtar me Norvegjine, ne mars, te vlefshem per eliminatoret e Boterorit. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 517 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]