Gossip – 17 Janar 2013
Sqarohet gjithçka midis Rafael Van Der Vaart dhe të shoqes Sylvie. Pas grindjes së fundvitit dhe lajmërimit për divorc, gruaja e fantazistit të Hamburgut ka deklaruar se dëshiron ta riprovojë me të shoqin: "E dua ende shumë Rafaelin, prandaj do ta provojmë sërish".
çifti i martuar prej 7 vjetësh, ka një fëmijë dhe do të kthehen të jetojnë bashkë në një apartament të ri në Hamburg. Menjëherë pas grindjes në fund të 2012-s, Van Der Vaart ishte munduar të kërkonte ndjesë, teksa u shpreh: "Ishte gjithçka shumë e ulët nga ana ime. Jam një idiot dhe më vjen keq për atë që ndodhi. Nuk duhet të ndodhte fare". Fjalët e tij duhet se s'kanë shkuar në vesh të shurdhët.
/(e.s) albaniabet/