Main » 2013 » Shkurt » 5 » Real Sociedad i përfshirë në skandalin e dopingut!
11:03:26
Real Sociedad i përfshirë në skandalin e dopingut!
Real Sociedad i përfshirë në skandalin e dopingut!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Stema e Real Socidead


Reklama Vodafon
Real Socidead – 05 Shkurt 2013   Futbolli spanjoll është përfshirë në një skandal të përmasave të jashtëzakonshme pas akuzave të hedhura nga ish-presidenti i Real Socidead, Inaki Badiola, se ky klub në të kaluarën kishte blerë "në të zezë” substanca dopuese për lojtarët. Badiola pretendonte se një gjë e tillë, e konfirmuar nga dokumentet e gjetur në periudhën kur kishte marrë drejtimin e skuadrës, implikon jo vetëm dy mjekët e ekipit, të cilët i kishte pezulluar, por edhe ish-presidentin e atëhershëm, shefin aktual të Ligës Spanjolle, Hose Luis Astiazaran. Lajmi ka bërë shumë bujë, pasi tashmë duket se emri i klubit të Real Sociedad figuron edhe në listën e dokumenteve të zbuluara në laboratorët e famshëm të "Operacion Puerto”, në gjyqin që po zhvillohet ndaj doktorit Eufemiano Fuentes. Për më tepër, në periudhën e përfolur, Real Sociedad luftonte për titull në Spanjë, duke rivalizuar deri në javën e fundit me Real Madrid. Astiazaran u detyrua të përgënjeshtronte gjithçka nëpërmjet një deklarate për shtyp të publikuar pasi akuzat e Badiola bënë bujë jo vetëm në mediat spanjoll, por edhe në ato botërore. "Real Sociedad ka bashkëpunuar gjithmonë me autoritetet, ashtu si edhe gjatë presidencës time, përsa i përket çështjeve të dopingut dhe nuk ka pasur asnjëherë asnjë incident në testet antidoping që janë zhvilluar. Duke marrë parasysh deklaratat dhe gënjeshtrat e shprehura nga z. Badiola, unë do të rezervoj të drejtën për të filluar procedurat ligjore që janë të nevojshme për të mbrojtur nderin tim”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga kreu i Ligës Spanjolle të Futbollit. Në akuzat e tij, Badiola bëri të qartë se testimet anti-doping të asaj periudhe në futboll ishin shumë "të lashta” dhe nuk ishte e mundur që nëpërmjet tyre të zbuloheshin metodat e avancuara që përdorte Fuentes për dhënien e EPO apo hormoneve të rritjes. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 399 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]