Main » 2013 » Shkurt » 20 » Porto fiton minimalisht ndaj Malages (Video)
09:35:10
Porto fiton minimalisht ndaj Malages (Video)
Porto fiton minimalisht ndaj Malages (Video)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lojtari i Porto-s duke festuar


Reklama Vodafon
UEFA Champions League – 20 Shkurt 2013   Porto ka arritur t’i shkaktojë humbjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve ekipit spanjoll të Malagas, që në këtë edicion ka qenë një nga surprizat më interesante. Në takimin e luajtur në "Estadio Do Dragao”, kampionët e Portugalisë kanë zhvilluar një lojë më të mirë ndaj rivalëve të tyre spanjollë, por nuk kanë konkretizuar rastet e krijuara. Ndeshja është vendosur nga një gol i mesfushorit Zhoao Mutinjo në minutën e 56-të, me lojtarin që ka kaluar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar. Por rezultati 1-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në "La Rosaleda”, pasi Majorka ka treguar se ka një përbërje mjaft cilësore dhe jo rastësisht pretendon që të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. /(e.s) albaniabet/


Views: 446 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]