Main » 2013 » Shkurt » 18 » Mourinho te PSG?
11:37:48
Mourinho te PSG?
Mourinho te PSG?
  • Foto nga AlbaniaBet

    José Mourinho


Reklama Vodafon
PSG – 18 Shkurt 2013   Ndonëse vetëm pak ditë më parë José Mourinho deklaroi se e ardhmja e tij ishte në Angli, ai duket se po i shkel syrin PSG-së, duke kërkuar tashmë që të transferohet në radhën e klubit francez në fund të këtij sezoni. Trajneri portugez ka pësuar një krisje që duket e parikuperueshme me Real Madrid, tifozët dhe vetë lojtarët e kësaj skuadre, ndaj pritet që në fund të këtij sezoni të largohet nga skuadra që në sezonin e kaluar e shpalli kampione në Spanjë duke thyer hegjemoninë e Barcelonës. "Ekziston një mundësi, por nuk e di se kur. Nuk mund ta them kur. Përse jo!”, ishte komenti i Murinjos për "Canal+”, kur u pyet nëse ishte i interesuar për të drejtuar në Francë. Pasiguria e tij për të ardhmen ka bërë që të hapen shumë skenarë të merkatos, ku përfshihen emrat e disa prej klubeve më të njohura angleze si Çelsi, Arsenal, Mançester Siti e Mançester Junajtid. Por duket se milionat e PSG kanë filluar të tërheqin vëmendjen e portugezit. Pronarët e klubit kanë investuar shuma të rëndësishme për lojtarë të mirë por ekipi përsëri nuk arrij të shkëlqejë ashtu siç pritet më kampionat, ndonëse ka emra si Ibrahimoviç, Laveci, Pastore e Tiago Silva. Humbja 3-2 në fushën e Sosho një natë më parë ka bërë reale mundësinë e ndryshimeve në pankinë në fund të sezonit, pasi sheikët e Katarit dëshirojnë një personazh shumë më mediatik dhe Murinjo plotëson profilin e personit që ato kërkojnë. /(e.s) albaniabet/


Category: LIGUE 1 | Views: 442 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]