Main » 2013 » Shkurt » 9 » Messi 13 momente fantastike ne 13 vite
11:08:15
Messi 13 momente fantastike ne 13 vite
Messi 13 momente fantastike ne 13 vite
  • Foto nga AlbaniaBet

    Leo Messi


Reklama Vodafon
Barcelonë – 09 Shkurt 2013   Lionel Messi është duke kaluar vitin e tij të 13-të me Barcelonën. Dhe para vetes ka edhe shumë të tjerë, pasi vazhdoi kontratën me klubin deri më 2018. Gjiganti katalan ka përzgjedhur 13 momentet më të rëndësishme të karrierës së tij të deritashme në Nou Camp. Lionel Messi të enjten vazhdoi kontratën e tij me Barcelonën deri më 2018. Argjentinasi tash e 13 vite është anëtar i gjigantit katalan dhe ngadalë është shndërruar në futbollistin kryesor të ekipit më të mirin në botë në katër vitet e fundit. Barcelona ka publikuar 13 momentet kryesore të aventurës së deritashme të Messit në Nou Camp: 
1) Debutimi zyrtar me ekipin e parë (16 tetor 2004): Ndeshja e parë e Messit për skuadrën seniore ishte në La Ligë në derbin katalan në Montjuic. Ai zëvendësoi Decon. 

2) Goli i tij i parë në La Ligë (1 maj 2005): Kundër Albacetes në Nou Camp, Messi mori një asistim nga Ronaldinho e më pas dërgoi topin mbi Valebuenan për fitoren 2-0 të Barcelonës. Atë vit Barcelona fitoi titullin e parë në ligë nën drejtimin e Frank Rijkaardit.
 
3) Trofeu Joan Gamber kundër Juventusit (24 gusht 2005): Edhe pse Messi kishte treguar më herët aftësitë e tij, depërtimi i tij u bë në ndeshjen kundër Juventusit të Fabio Capellos në trofeun Joan Gamber. Argjentinasi ishte thjesht i pandalshëm. 

4) 19 vjeçari Messi realizoi het-trik kundër Real Madridit (10 mars 2007): Het-triku i tij i parë me ekipin e parë ishte kundër Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar në Nou Camp. Goli i tij i tretë erdhi në minutën e fundit të takimit, kurse tri shënimet e tij siguruan një pikë për Barcelonën që kishte mbetur me dhjetë futbollistë. 

5) Një gol në stilin e Maradonës kundër Getafes (18 prill 2007): Në gjysmëfinale të Copa del Rey, Messi realizoi një gol për libra të historisë. Ai pranoi topin në qendër të fushës dhe la pas vetes çdo mbrojtës kundërshtar, përfshirë edhe portierin në rrugën e tij drejt portës. Goli është gati identik me shënimin e Maradonës kundër Anglisë në Kampionatin botëror 1986. 

6) Triumfi i trefishtë në Romë (27 maj 2009): Argjentinasi shënoi me kokë kundër Manchester Unitedit në Romë dhe siguroi titullin e Ligës së Kampionëve për Barcelonën, dhe në të njëjtën kohë, për herë të parë udhëhoqi klubin drejt tre titujve brenda një sezoni: Copa del Rey, La Liga, Liga e Kampionëve. 

7) Topi i parë i Artë (1 dhjetor 2009): Pas përfundimit i treti më 2007 dhe i dyti më 2008, France Football zgjodhi Messin futbollistin më të mirë në botë më 2009. 

8) Goli i fitores i shënuar me "zemër”. Titulli i kampionit botëror për klube (1 dhjetor 2009). Barcelona e fitoi titullin e vetëm që mungonte në kabinetin e trofeve në Nou Camp në dhjetor të vitit 2009. Në Abu Dhabi, Barcelona mposhti Estudiantes de La Plata pas lojës shtesë falë një goli të Messit. Gjiganti katalan fitoi trofeun e gjashtë brenda atij edicioni, skuadër që sot njihet si ‘Barcelona e gjashtë titujve’. 

9) Goli vendimtar në Wembley (28 maj 2011). Finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit ishte një prej dueleve më brilante të epokës së Pep Guardiolës. Messi shënoi golin e epërsisë 2-1 në pjesën e dytë, kurse Barcelona e fitoi titullin (3-1). 

10) Golgeteri më i mirë në histori të klubit (20 mars 2012). Kundër Granadës në Nou Camp, Messi u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit në ndeshje zyrtare. Ai theu rekordin e kaluar prej 232 golave të vendosur nga Cesar Rodriguez. 

11) 50 gola në La Ligë brenda një sezoni dhe Këpuca e Artë për herë të dytë (12 maj 2012). Sezoni 2011/12 përfundoi me 50 gola nën emrin e Messit. Argjentinasi, falë 50 golave të tij në kampionatin spanjoll, fitoi për herë të dytë në karrierë çmimin e Këpucës së Artë. 

12) Messi theu rekordin e Mullerit (22 dhjetor 2012). Argjentinasi shënoi 91 gola më 2012 dhe theu rekordin e Gerd Mullerit prej 85 golave në një vit kalendarik (1972). 

13) Topi i Artë, i katërti me radhë (7 janar 2013). Messi u bë futbollisti i parë që fitoi Topin e Artë për herë të katërt në karrierë. Përveç kësaj, të gjitha katër çmimet i fitoi në mënyrë të njëpasnjëshme. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 531 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]