Milan – 12 Shkurt 2013
Pas koreve raciste të tifozëve të Inter në ndeshjen e së dielës ndaj Chievos (3-1) kanë sjellë edhe reagimin e sulmuesit të Milan dhe kombëtares italiane Mario Balotelli. Super Mario ka zgjedhur të reagojë në profilin e tij nëFacebook ndaj ish tifozëve të tij, të cilët nuk e kanë pritur mirë rikthimin e tij në Serie A me ngjyrat e rivalëve kuqezinj.
"Më mirë të jesh një majmun me shumë para se sa një palaço i tifozerisë suaj. Një qytet, dy ngjyra dhe 7 Kupa Kampionesh", shkruanBalotelli në Facebook.
Ndërkohë që kaardhur edhe një paralajmërim zyrtar para derbit të Milanos më 24 shkurt: 0-3 në tavolinë që në koret e para raciste".
Kështu, derbi i Madoninës ndizet gati dy javë para
/(e.s) albaniabet/