Main » 2013 » Janar » 16 » Maradona kerkon te largohet pergjithmon nga futbolli
14:53:23
Maradona kerkon te largohet pergjithmon nga futbolli
Maradona kerkon te largohet pergjithmon nga futbolli
  • Foto nga AlbaniaBet

    Diego Armando Maradona


Reklama Vodafon
Argjentina – 16 Janar 2013   Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ka deklaruar se nuk dëshiron më të punojë në botën e futbollit. Reagimi i tij mendohet se ka ardhur pas shkarkimit të shpejtë nga detyra të trajnerëve të ndryshëm në kampionatin argjentinas, sidomos ai i Matias Almeida te River Pleit. "Pasi mu shpif nga mënyra se si shkarkuan nga puna Almeidan dhe brenda të dielës kishin emëruar Ramon Diaz, unë nuk dua më të punoj në botën e futbollit”, tha ai për "Radio Nacional”. "Prezantimi i trajnerit të ri brenda 3 ditësh ishte i shpifur, unë nuk dua të përjetoj më gjëra të tilla”, tha Maradona, i cili më pas lëshoi një batutë të pakontrolluar. "Nuk do të pranoj asnjë lloj oferte që më vjen. Nuk dua të kthehem përsëri pasi kjo do të thotë të kthehem në m…”, ishin fjalët e tij. Më pas, legjenda argjentinase ka evituar të bëhet pjesë e debatit për kthimin apo jo të Huan Roman Rikelme te Boka Juniors. "Ajo çfarë ka ndodhur mes Rikelme, trajnerit Bianki dhe presidenti Anxheliçi është problemi i tyre. Ajo që mendoj unë është se ai duhet të luajë përsëri. Nuk mendoj se te Boka, por ai duhet medoemos të kthehet të luajë”, tha Maradona. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 432 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]