Main » 2013 » Janar » 17 » Kryeministri i jep pasaporten shqiptare Boksierit Nuri Seferi
09:24:35
Kryeministri i jep pasaporten shqiptare Boksierit Nuri Seferi
Kryeministri i jep pasaporten shqiptare Boksierit Nuri Seferi
  • Foto nga AlbaniaBet

    Kryeministri Sali Berisha dhe Boksieri Nuri Seferi


Reklama Vodafon
Kryeministria – 17 Janar 2013   Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të mërkurën në Tiranë e ka pritur boksierin e njohur shqiptar nga Maqedonia, Nuri Seferin. Sipas një njoftimi të Qeverisë shqiptare, Berisha e ka përgëzuar Seferin për profesionalizmin e dëshmuar në sportin e boksit. Takimi me boksierin nga Maqedonia duket se i kishte lënë mbresa Berishës. Kjo pasi lideri i Partisë Demokratike takimin me Seferin e ka komentuar edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku ka konfirmuar se shumë shpejt do ta shfrytëzojë autoritetin e tij për t’ia realizuar dëshirën Seferit, që të pajiset me pasaportë shqiptare. "Nuriu kishte vetëm dy dëshira: pasaportën shqiptare me shqiponjë që i mungonte, të cilën donte ta vendoste edhe në ring, aty afër flamurit kombëtar dhe e dyta të zhvillonte një ndeshje për titull kampion i botës në Shqipëri”, ka shkruar Berisha. "Ne ramë dakord për të dyja. Le t’i urojme se bashku Nuriut fitimtar fitore te tjera të mëdha”, ka shtuar ai, duke ia lënë Seferit një nofkë: ‘Nuri Fitimtari’. "Nuk mund ta quaja ndryshe. Në 33 ndeshje ndërkombëtare që ka zhvilluar ka fituar 27 herë dhe i ka humbur 6 nga to. 20 herë kundërshtari doli nga ringu me nokaut, ndërsa vetë ka rënë vetëm një herë”, ka theksuar Berisha. /(e.s) albaniabet/


Category: BOKS | Views: 438 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]