Main » 2013 » Janar » 17 » Kaçe, dilema Shqipëria apo Greqi
12:20:03
Kaçe, dilema Shqipëria apo Greqi
Kaçe, dilema Shqipëria apo Greqi
  • Foto nga AlbaniaBet

    Ergys Kaçe


Reklama Vodafon
Kombetarja – 17 Janar 2013   19-vjeçari i PAOK-ut është në dilemë pas ftesave nga dy kombëtaret: "Ndihem edhe grek, por para së gjithash jam shqiptar” Ergys Kaçe, talenti 19-vjeçar i PAOK-ut të Selanikut, është i dyzuar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Djaloshi nga Korça ka marrë ftesën nga trajneri Xhani De Biazi, po ashtu edhe nga Fernando Santos i Greqisë, por ende nuk ka zgjedhur. I intervistuar nga një sit grek në internet, Kaçe ka pranuar se ndihet mirë si shqiptar dhe grek njëkohësisht, dhe se i do të dy vendet. "Nuk e kam vendosur ende, dua edhe disa ditë për t’u menduar”, thotë Kaçe, në lidhje me ftesën e marrë nga De Biazi. Ndërkaq, sqaron se e njëjta gjë vlen edhe për ftesën e marrë nga Santos. "Ndihem i nderuar që më kërkon Greqia. Por, e kam të vështirë të vendos. Dua ende kohë për ta ndarë mendjen, megjithatë besoj se do ta bëj së shpejti”. Sipas lojtarit, ai do të marrë në konsideratë shumë gjëra dhe jo thjesht nga pikëpamja sportive. "Do të më duhet të diskutoj me familjen dhe t’i shoh gjërat më mirë. Dua të shoh se çfarë ndien në zemër dhe t’i analizoj thellë gjërat. Është vendim i vështirë”, deklaron 19-vjeçari. Kaçe është bërë futbollist në Greqi, ku ka shkuar që në moshën tre vjeç, ndaj pohon se ndihet shqiptar dhe grek njëkohësisht, ndonëse Shqipërinë e vendos të parën. "Ndihem shqiptar, por zgjidhja nuk varet vetëm nga ajo se si ndihesh. Duhet marrë në konsideratë e ardhmja. Jam shqiptar, por i rritur në Greqi, kështu që jam edhe shqiptar edhe grek. Por, së pari shqiptar”, thotë Kaçe, i cili cilësohet si një mesfushor me të ardhme të madhe, ndërkohë që tashmë është titullar i rëndësishëm i skuadrës së PAOK-ut. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 451 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]