Main » 2013 » Shkurt » 13 » Juventus prane kualifikimit, masakron Celtic
09:35:39
Juventus prane kualifikimit, masakron Celtic
Juventus prane kualifikimit, masakron Celtic
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lojtaret e Juventusit duke festuar


Reklama Vodafon
UEFA CHAMPIONS LEAGUE – 13 Shkurt 2013   Juventusi thuajse ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka fituar 3-0 në fushën e Celtic në ndeshjen e parë. Një dominim absolut për bardhezinjtë që kanë treguar ndryshimin në cilësi mes dy skuadrave. Ndonëse Celtic nuk kishte humbur asnjë ndeshje në fushën e vet në këtë sezon, duke regjistruar edhe fitore të bujshme si ajo ndaj Barcelonës, Juventusi ka ditur të shfrytëzojë më së miri të gjitha pasiguritë e skocezëve. Një gabim i Ambrose i ka lejuar Matrit të shënojë golin e avantazhit që në minutën e tretë. Më pas, Juventusi ka luajtur me qetë dhe ka ditur të mbyllë hapësirat, ndërsa pikërisht Ambrose ka humbur mundësinë për të shënuar golin e barazimit në minutën e 62-të, kur gjuajtja e tij me kokë është shumë e lehtë për Bufon që e pret pa u shqetësuar shumë. Juventusi ka përfituar nga rasti dhe ka kuptuar që mund të mbyllte ndeshjen, duke e bërë këtë në minutat e fundit me Markizio dhe Vuçiniç, që praktikisht kanë mbyllur çdo diskutim mbi skuadrën që kalon turin. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 463 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]