Juventus
– 20 Shkurt 2013
Me rastin e supersfidës në Champions League mes Mialnit dhe Barcelonës, Juve dërgon emisarët e saj për të nisur bisedimet për Alexis Sanchez, të cilin spanjollët e blen për shifrën e 37.5 milionë euro nga Udinese.
Por "Zonja e Vetër" nuk ka ndërmend të paguaj një shifër të tillë. Beppe Marotta ka gati një ofertë për katalanasit. Kërkon të marrë lojtarin në formë huazimi të lehtësuar për një vit dhe duke paguar një shifër rreth 5 milionë euro dhe në Korrik të vitit 2014 te paguaj edhe 20 milionë, një total prej 25 milionë Eurosh në tre këste.
Sanchez e njeh Juventusin dhe të shkojë në një skuadër që luan në Champions League dhe që drejtohet nga një trajner që e pëlqen mund të bëjë diferencën në zgjedhjen e tij për të ardhmen.
/(e.s) albaniabet/