BARCELONA
– 13 Shkurt 2013
Në janar ishte e vetmja skuadër që nuk bëri asnjë lëvizje në merkato duke parë formën e mirë që po kalonte në të tre kompeticionet ku merr pjesë, por në merkaton e verës Barcelona do të kryejë lëvizjet e saj.
Tito Vilanova ndodhet në New York për të kuruar tumorin, por ditët e fundit është vizituar nga Drejtori Sportiv i klubit Andoni Zubizarreta me të cilin kanë folur edhe për programin e merkatos së verës.
Sipas asaj që raporton katalanasja "Sport", dirigjenca blaugrana ka gati 45 milionë euro për Neymar, do të tentojë një mbrojtës qëndre ku në pole-position është David Luiz dhe një portier.
/(e.s) albaniabet/