Main » 2013 » Janar » 17 » Histori dhe fakte nga Kampionati i pare dhe i vetem Mbarekombetar i Futbollit
11:36:06
Histori dhe fakte nga Kampionati i pare dhe i vetem Mbarekombetar i Futbollit
Histori dhe fakte nga Kampionati i pare dhe i vetem Mbarekombetar i Futbollit
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilusrtuese


Reklama Vodafon
Histori – 17 Janar 2013   Ne Kampionatin e futbollit qe u zhvillua ne vitin 1942 moren pjese pervec skuadrave shqiptare edhe Prizreni e Peja Futbolli shqiptar e ka zanafillen e tij ne fillim te shekullit te kaluar, ndersa aktivitetet zyrtare filluan pas shume viteve. Ngjarja ndoshta me e rendesishme ne sportin me popullor ne vendin tone, e pse jo ne bote, Kampionati i pare Mbarekombetar i Futbollit, eshte permbledhur nga gazetari Besnik Dizdari. Ne kete speciale gjenden histori dhe fakte rreth Kampionatit te pare Mbarekombetar, i cili u zhvillua ne vitin 1942. Kjo mund te sherbeje si pikenisje dhe per idene e nje krijimi te Liges Mbarekombetare, e cila se fundi nuk eshte vetem si ide, por pritet te vihet ne zbatim me vullnetin e aktoreve kryesore ne Shqiperi e Kosove. Ja dhe sensacioni! Behet fjale per pjesemarrjen e mundshme te skuadrave nga Kosova ne Kampionat. Eshte shtator 1939 dhe ajo qe eshte quajtur gabimisht Shqiperia e Madhe, tashme po behej realitet. Conte Ciano ia kishte arritur qe pas bisedimeve te 21 prillit 1939 me Ministrin e Jashtem te Gjermanise, Ribentrop, t’i bashkengjiste Shqiperise nje pjese te mire te Kosoves. Iliaz Agushi eshte nderkaq, Ministri i Territoreve te Cliruara krejtesisht i varur nga qeveria e Tiranes. Gjermanet nuk leshojne pe deri ne fund megjithate. Mitrovica, Trepca dhe Vuciterna (Vushtrria) mbeten prone e tyre per shkak te pasurive minerare te njohura te zones. Eshte ky casti kur Tirana nis te zbatoje nje reforme te papare arsimore me synimin per hapjen e 170 shkollave ne Kosove me ne krye Ministrin e Arsimit, shkrimtarin tone te madh, Ernest Koliqi i nje familje te shquar edhe sportive. E sporti natyrisht ishte pjese e synimeve arsimore-kulturore mbarekombetare edhe per vete Koliqin. Bashkimi tashme "de facto” me Kosoven ishte bere. Juridikisht duhej pritur viti 1941. Sot, pas 60 e pak me shume viteve ai lajm i shtypit te Tiranes eshte historik. Do ta jap fjale per fjale, sepse ka vlera sportivo-historiko-mbarekombetare, sidomos per Kosoven. Nen titullin "Jeta sportive” lajmi eshte ky: "Sekretari Federal i Kosoves ka marre masat e nevojshme dhe me ane te Oficereve te Rinise se Liktorit Shqiptare po pergatitet nje skuader futbolliste per te marre pjese me vone ne Kampionatin Kombetar. Jane caktuar elementet qe do te marrin pjese ne kete skuader dhe stervitjet e duhura kane filluar prej ditesh ne fushen sportive te ketushme. Skuadra jep shpresa te mira se do te pergatitet mire dhe do te arrije ne shkalle te meritueshme per te qene anetare ne Kampionatin Kombetar”. Por ne historine tone ai qe ka rendesi paresore eshte Kampionati Kombetar, ky i 10-ti i vitit 1942. Dihet qe me takimin e 21 prillit 1941 midis ministrave te jashtem te Gjermanise e te Italise ne Vjene, pjesa me e madhe e Kosoves u bashkua me Shqiperine duke u bere me pas ajo pjese e Mbreterise se Shqiperise (nen Viktor Emanuelin e Trete). Sic dihet, u krijua nderkaq, Ministria e Trojeve te Cliruara. Eshte ky moment kur Kosova ndahet ne tre rajone administrative: Prishtine, Peje, Prizren dhe me dekret te posacem te gjithe banoret e tyre tashme ishin shtetas shqiptare. Dhe eshte kjo ndarje administrative qe merret tejet parasysh deri dhe ne organizimin e Kampionatit Kombetar (Mbarekombetar) 1942, duke perfshire ne kampionat vetem Prishtinen, Pejen e Prizrenin. Vendimi per zhvillimin e tij merret nga Komanda e Pergjithshme e Rinise Shqiptare te Liktorit, sic thuhet fjale per fjale: "Me qellim qe t’i jape nje nxitje edhe me te madhe levizjes sportive te vendit tone, ka organizuar Kampionatin Kombetar te Topkembes te ketij viti…” Dhe rregulli me i cuditshem: "Ne kete kampionat do te munden me marre pjese te rinjte fashista te klaseve (vitlindjeve) 1921, 22, 23 dhe pararojet e klaseve 1924, 25″. Rregulli eshte vertet i rralle, tejet i rralle dhe me moshen e re te pjesemarrjes gjente shprehje teoria e Conte Ciano-s e integrimit te rinise shqiptare te ideja fashiste, teksa mendohej se pikerisht rinia duhet mbajtur afer ne keto synime. Ne Kampionat do te marrin pjese futbolliste nga 17 deri ne 21-22 vjec, cka prej shume emrave qe do te shohim, nuk respektohet. E dyta: te gjithe keta jane "te rinj fashiste”, cka duhet nenkuptuar qe jane anetare te Partise Fashiste Shqiptare ose me e pakta "giovanni fascista”. Mirepo, ky eshte nje formalitet, sepse bie fjala, as Prokop Myzeqari e as Ali Visha apo Skender Begeja, Zyber Lisi, Besim Fagu nga njera ane dhe as Arif Peza, Vasif Bicaku, Rexhep Spahiu nga pala tjeter, kurrsesi nuk qene fashiste, por antifashiste, kuptohet secili ne bindjet e menyren e vet. Ai eshte nje kampionat i jashtezakonshem pra, qe i ka skuadrat qysh nga lartesite e Pejes e deri ne Prishtine e Prizren dhe qe perfundojne ne Jug, ne Gjirokaster e Korce. Ndarja e tyre behet kesisoj ne tri zona gjeografike: ZONA E VERIUT: Prizreni, Shkodra, Peja, Prishtina. ZONA E MESME: Tirana, Durresi, Elbasani. ZONA E JUGUT: Berati, Korca, Gjirokastra. Kjo eshte nje histori unikale e sportit dhe e gjeopolitikes sone sportive mbarekombetare. Shtypi i ben jehone te madhe duke titulluar, sic shihet qarte edhe nga frontespici: "Sot fillon Kampionati Kombetar”. Emertimi "vellezerit nga Kosova” fiton nderkaq, qytetarine edhe ne gazetarine sportive te ketij viti 1942. Dhe ja, me 14 qershor 1942: Prizreni – Peja 2-1! Ky eshte rezultati i pare ne histori i skuadrave te Kosoves ne Kampionatin tone Kombetar. Ndeshja daton me 14 qershor 1942. Ne fushe ka ardhur i gjithe Prizreni me ne krye prefektin e Pejes, Tafil Boletini tejet i afert me vete historine dramatike te Isa Boletinit te madh. Ndodhen doemos edhe personalitete ushtarake italiane. Kronika e kohes tregon se pershtypja e kesaj ndeshjeje eshte "vertet e shkelqyeshme” dhe se "lojtaret e rij nga Kosova kane nji koncept shume te mire loje dhe dijne me e shfaqe ne nje menyre shume te kandshme”. Theksohet se ne skuadrat e Kosoves ka talente, te cilet mund te synojne edhe titullin madje, cka do te provohet ne te vertete. 
Prizren, 14 qershor 1942
 Prizreni - Peja 2-1 PRIZRENI: Qamili, Ismaili, Zaimi; Shporta, Xharra, Ramizi; Gota, Pali, Vraniqi, Jusufi, Hasani. PEJA: Dari; Gjikolli, Loma; Uzuni, Hamza, S.Berisha; Morina, Luta, Abazi, Muhaxhiri, Begolli. Golat: Pali 5′, Luta 15′, Hasani 67′. Gjyqtar: Abdurrahm Toptani, Feti Dizdari, Galip Juka. 
 Fitore historike: Prizreni 3-1 kunder Shkodres!
 Per Kosoven Shkodra ishte mbreteresha e enderruar. Dhe ndeshjet e saj ishin letrat kredencialete nje kurorezimi "sui generis”. Me 16 qershor 1942 nen drejtimin e gjyqtarit Adem Karapici, kampioni i shumehershem i SK Tiranes i viteve ’30, Shkodra dhe Prishtina dalin ne fushen e Prizrenit duke u ballafaquar pervoja shkodrane me pasionin prishtinas. Dhe perfundimisht 2-0 per Shkodren, nje Shkoder disi me e re, po qe brenda 11-shit te saj ka tre yje te ardhshem te futbollit shqiptar: Xhevdet Shaqiri, Muhamet Dibra e Bahri Kavaja ku dy te fundit vetem mbas 4 vjeteve do te jene Kampione te Ballkanit, ndersa Shaqiri po aq shpejt nje titullar i famshem i Kombetares dhe deri pertej viteve ’80 nje nga trajneret me te medhenj shqiptare. Ne 11-shin shkodran eshte dhe Ndue Pali – i vetmi i kampionateve te viteve ’30, i Flamurtarit te Vlores dhe i Vllaznise se Shkodres – i cili me 1946 bie prej toges se pameshirshme te pushkatimit te regjimit komunist. Si ne nje antiteze, po ate vit, vellai i tij, gjithashtu i paharrueshem, Pal Mirashi, behej Kampion i Ballkanit per te marre shume shpejt burgimin si dhurate. 
Prizren, 16 qershor 1942
Prishtina – Shkodra 0-2 
PRISHTINA: Etmetiu; Nazifi, Ballanca; Bajrami, Halimi, Sulejmani; Toni, Mahmuti, Salihi, Kursami, Henci. 
SHKODRA: Nuti; Fani, M.Dibra; Pelinku, Nd.Pali, Nehani; Radovani, Shaqiri, Puka, Kavaja, Z.Berisha. Golat: Berisha 73′, Shaqiri 90′. Gjyqtar: Adem Karapici. 
Papritmas me mberrin nga Prishtina foto historike e ndeshjes Peja – Shkodra 0-1. Veshtroj edhe nje here kete foto historike te Nexhip Morines, i cili ka shenuar keto fjale qe ta dridhin shtatin: "Turneu ne Prizren ne territor te liruar”. Dhe me radhe emra: Nexhip Morina, Mustaf Daci, Mustaf Tabaku, Nexhat Basha, Shahin Goska, Sallabegu, Vesko…” Shoh ne kete foto nje buzeqeshje qe pershkon gjithe shpirtin futbollistik, shkodran e pejan se bashku ne fytyrat e protagonisteve. Vereni! Rralle mund te gjesh nje foto kaq vellazerore midis dy "kundershtareve”. Thuajse te gjithe jane ne krahet e njeri tjetrit. Nderkaq, cuditerisht vemendja ne dy zonat e tjera eshte tejet e vogel. I gjithe shtypi shqiptar i kohes eshte perqendruar te ndeshjet e Zones se Veriut, pra ne Kosove. Merret me mend se per c’arsye. Sepse per here te pare Kosova e Shqiperia ishin nje. Dhe jo vetem ne futboll. Kishim te benim me ngjarjen me paprecedent ne historine e kombit shqiptar me gjithe paradoksin e pushtimit. Futbolli me Kampionatin e tij Kombetar nuk ishte thjesht emblema e gjithe ketij precedenti me jehone evropiane, por shume me teper. Keshtu, Tirana eshte skuadra e pare qe hyn 1/2 fundore (finale). Tjeter pune eshte Zona e Jugut ose ndryshe Turneu i Beratit, i fituar nga skuadra vendase pas kesaj renditje: 
1. Berati 3 1 1 0 8-2 
2. Korca 3 1 1 0 11-4
 3. Gjirokastra 0 0 2 2-15 
Kronika fikson nderkaq, se ne diten e futbollit te pazakonte, historik shqiptar te Prizrenit kunder Shkodres me 21 qershor 1942, kane qene te pranishem 4000 shikues. Eshte nje shifer e bujshme kur dihej popullsia relativisht e vogel e qyteteve tona (Shkodra e Tirana nuk kishin me shume se nga rreth 30.000-35.000 banore). Eshte dite e diel, nje e diel e rralle futbolli per historine e Shqiperise qe brenda pak oreve mbart dy ndeshje vertet emocionuese e te rralla per kah ecuria. Ne fushe jane autoritete italiane e shqiptare si Komandanti i Divizionit "Puglia”, Gjeneral Frederico D’Arle; prefekti Sami Koka; Inspektori Federal, Dr.Antonio Cerrito; Nenfederali Beqir Spahiu. Pritej te ishte i pranishem Federali i Prizrenit, Tahir Zajmi, por ne castin e fundit vjen njoftimi per mosardhjen e tij. Ndeshja e madhe Prizren – Shkoder fillon ne 18.30 dhe mijerat e tifozeve prizreniane ndjekin nje 45 minutesh cka fushat sportive te Kosoves nuk e kishin pa ndonjehere. Shkruan kronika: "Lojtaret prizrendian dhe shkodrane u treguen te denje per njeni tjetrin dhe hartuen se bashku nji loje te shpejte, te nxehte, te bukur, te pajisun me faza te kandshme dhe me nji endje topi ore e cas, here kah njena porte e here kah tjetra tue e lane zgjidhjen e fitimit gjithnji per ma vone. Nusja elegante e kesaj pjese te pare loje lindi dy gola tue i dergue skuadrat ne pushim ne gjendje 1-1″. Mirepo, pjesa e dyte fillon mes nje bresheri e shiu te papame, cka veshtireson tejet tekniken e futbollit. Por te qendrojme te pjesa e pare e ndeshjes qe nis teksa ende stadiumi mbante peshen e kendshme te 2-2-shit te Peja – Prishtina. Eshte nje kronike mjaft e pasur. Dhe perfundimisht 3-1 per Prizrenin! 
 Renditja perfundimtare eshte: Zona e Veriut
 1. Prizreni 6 3 0 0 10-2 
 2. Shkodra 4 2 0 1 4-3 
3. Peja 1 0 1 2 3-5 
4. Prishtina 1 0 1 2 2-9 
Kjo ishte "epopeja” Prizren – Shkoder e Kampionatit te 10-te Kombetar te Shqiperise. Futbolli shqiptar kishte bashkuar Shqiperine e Vertete. Nga Veriu dhe Verilindja e thelle Kampionati i 10-te kishte futur midis 4 skuadrave pretendente per titullin, Shkodren, e cila i ishte dorezuar futbollit te shpejte te nje Prizreni – bazament i futbollit te Kosoves. 
Prizren, 21 qershor 1942
Prizreni – Shkodra 3-1 
PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salili; Xhara, Shporta, Sh.Shaqiri, Gota, L.Pali, Vraniqi, Hasani, S.Gjinali. 
SHKODRA: Nuti; M.Dibra, Fani; Pali, Bushati, Nehani, Xh. Shaqiri, Puka, Kavaja, Z.Berisha, S.Gjinali. Golat: Gjinali 21′, Kavaja 33′ (11-m), L.Pali 79′, L. Pali 86′. Gjyqtar: Adem Karapici. 
 Kur Prizreni trondiste kryeqytetin e Shqiperise: Tirana – Prizreni 2-2 e 2-1! Gjysmefundoret e Kampionatit te 10-te Kombetar te Futbollit qe jane zhvilluar ne Tirane me 26 dhe 27 qershor 1942, perbejne per historine e sportit shqiptar nje ngjarje unikale, te jashtezakonshme, historike. Ato jane kurorezimi i nje bashkimi sportiv te rralle midis shqiptareve etnike, po qe kurre nuk mund te konsiderohet thjesht sportiv. Ndeshja Tirana – Prizreni e 26 qershorit 1942 per kohen, duhet konsideruar nje spektakel i vertete me pasurine e episodeve, me rrjedhen e saj plot befasira e madje dhe me cudite e saj. E gjykuar nga italiani Giovanni Fontana, ajo dhuron "nji loje te zjarrte, te shpejte e te bukur”, nenvizon kronika. Ajo nis e merr forcen e saj ne minuten e 21-te, kur gjyqtari jep nje 11-metersh disi te shpejtuar per vendasit, te cilin Lisi e shnderron ne 1-0. Dy minuta me vone Lisi fton Deranin per nje gjuajtje te forte dhe topi tund shtyllen e Hadrit. E kur vjen minuta 28, Lisi merr persiper gjithcka vete duke shenuar lart ne kend. Po pa kaluar dy minuta, ne te 30′, Skender Gjinali, i cili ndjehet si ne shtepi te vet, pasi menjanon dy tiranas, ndonese eshte disi larg, gjuan fort dhe 2-1! Mandej ngjitet ne skene Ali Visha, i cili me vone do te jape jeten e tij te re ne Lufte, tek tund edhe shtyllen drejtpersedrejti nga gjuajtja e kendit. Eshte minuta e 42-te dhe Rexhep Spahiu – "me i miri e me simpatiku lojtar i Tiranes pati fatkeqesine te rrezohet keq dhe te vritej ne dore t’ue u shtrengue me lane lojen”, sic shkruhet. Nuk ka zevendesime dhe per gati 50 minuta Tirana eshte me 10 vete. 10 minuta para mbarimit le fushen edhe Demneri dhe pas 60 sekondave fale kombinimit Gota – S. Hasani, ky i fundit me zgjuarsi gjen shtegun e golit fatlum: 2-2! Duhet shtesa prej 2×15 minuta. Po tashme Tirana kishte kapercye muzgun. Thuajse eshte errur. Nuk mund te luhet me tej. Skuadrat e lene Shallvaren midis duartrokitjeve te tifozave te shumte kryeqytetas. Kolonel Adem Boletini, tifozi numer 1 i Prizrenit, le edhe ai tribunen e nderit, i bindur se skuadra e Kosoves kishte paraqitur nje shembull te shkelqyer, pertej se sportiv. 
Tirane, 26 qershor 1942 
Tirana – Prizreni 2-2 
TIRANA: Kamba; Peza, Fagu; Kurani, Demneri, Spahiu; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Visha. 
PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salihi; Shaqiri, Jusufi, Shporta; Gota, S.Hasani, Vraniqi, S.Gjinali, R.Hasani. Golat: Lisi 21′, 28′, S.Gjinali 30′, S.Hasani 81′. 
Gjyqtar: Giovanni Fontana (Italia). 
 Keshtu pra, duhej filluar gjithcka nga e para. Dhe pa e zgjatur, 24 ore me vone, vjen ndeshja e perseritur. Triumfon Tirana 2-1, pasi ka mbyllur pjesen e pare 2-0. Po Prizreni e le Shallvaren me kryet lart, pasi ka treguar se shqiptaret e pertej Bregut te Drinit kane gjithnje talente te verteta sportive. Ja si e perkufizon ate shtypi i kryeqytetit: "Tue marre parasysh ndeshjet qe zhvilloi ne qytetin e vet, skuadra e Prizrendit kunder Pejes, Prishtines e Shkodres dhe dy ndeshjet qe luejti ne Kryeqytet kunder skuadres se Tiranes, mund te thomi pa frike gabimi, se asht nji skuader shume e mire, e forte, e shpejte, homozhene, me nji koncept teknik e taktik loje per t’u marre per shembull”. E udhehequr nga pervoja e pashtershme e Zyber Lisit, per 20 minuta rresht Tirana eshte te porta e miqve. Dhe 2-0! Golat arrihen brenda nje harku 60 sekondesh. Ne minuten e 17-te, Besim Fagu nis Zyber Lisin, ky Aristidh Parapanin dhe pasi e merr Akil Derani, kesaj here ky zgjedh gjuajtjen tokazi dhe 1-0! Sa vihet topi ne qender, Tirana bllokon, zoteron Ali Visha, kalon tek Mexhid Dibra, i cili gjuan. Portjeri Hadri pret, por nuk ndal. Topi rikthehet dhe aty Lisi nuk vonon e kemba e tij e pagabueshme e con per here te dyte topin ne rrjete. Dhe prap Akil Derani – talent i madh – i cili ne te 35′ leshon bomben e tij, cka i jep mundesi Hadrit te korre duartrokitjet e publikut te pamate. Golin prizrenas e arrin i zakonshmi Skender Gjinali ne te 76′, i cili gjuan dy here rrjesht. Heren e pare kthen Kamba, por te dyten gjuajtja e Gjinalit eshte e pameshirshme! Eshte 2-1! Tirane, 27 qershor 1942 Tirana – Prizreni 2-1 TIRANA: Kamba; Peza, Qiri; Visha, Fagu, Kurani; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra. PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salihi; Shporta, Jusufi, Shaqiri; Gota, Delhysa, Vraniqi, S.Gjinali, S.Hasani. Golat: Derani 17′, Lisi 18′, S.Gjinali 76′ Gjyqtar: Michele Carone (Italia). Gjysmefundorja tjeter, e zhvilluar me 26 qershor ne Tirane ajo Shkodra – Berati 3-1, eshte nje fitore e lehte shkodrane e drejtuar nga arbitri i mirenjohur Adem Karapici. Nuk eshte nje ndeshje e bukur dhe Shkodra fiton pa futboll cilesor, ndonese pervoja ben punen e vet. Fjalet me te mira i gjen per skuadren e Beratit, e cila duket se ka rritje dhe rezistenca e saj ndaj Shkodres se sprovuar, eshte e admirueshme. Ngjarja rrjedh e gjitha permes episodeve te kater golave dhe Berati arrin te barazoje ne te 34′ me Bozdon, pasi kishin shenuar te paret shkodranet me Puken ne te 8′ pikerisht kur Xheblati i traumatizuar le fushen per pak kohe. Berati reziston megjithate dhe per minuta te tana edhe e rrezikon Shkodren disi euforike. Ne te 23′ Cibuku vulos shtyllen e Ahmet Nutit dhe pasi kundersulmon Shkodra – cka dhuron dy "bomba” te Nehanit e Kavajes – Berati arrin barazimin ne te 34′ me ane Bozdos, i cili ne fund mund te kishte mberritur edhe ne 2-1 per Skuadren e Jugut, sic e gjej te emertuar Beratin. Mbas pushimit Shkodra nuk fal me dhe e gjen te drejten e luajtjes se fundores duke shenuar dy here: Bahri Kavaja ne te 47′ dhe Tahir Puka ne te 64′ qe eshte dhe goli me i bukur i ndeshjes. Shkodra – kampione ne fuqi (1940) – eshte ne fundore te kampionateve per here te trete rrjesht: 1939, 1940, 1942. 
 Tirane, 26 qershor 1942
 Shkodra – Berati 3-1 
SHKODRA: Nuti; Abdija, Muhamet Dibra; Pelinku, Nd.Pali, Gj.Berisha; Z.Berisha, Shaqiri, Puka, Kavaja, Nehani. 
BERATI: Sh.Muharremi; Xheblati, Saraei; Petani, Ikonomi, Kazazi; Bano, Kaceli, Cibuku, Bozdo, I.Spahiu. Golat: Puka 8′, Bozdo 34′, Kavaja 47′, Puka 64′. Gjyqtar: Adem Karapici. 
 Ndersa Prizreni le kesisoj, Tiranen, ne nje situate doemos krejt te pazakonte, eshte mjaft interesante ajo cka gjej ne nje shkrim te shtypit. Marr vesh se me 21 qershor, mbas fitores 3-1 te Prizrenit kunder Shkodres, delegacionit nga Tirana – bashkorganizues i Turneut te Zones se Veriut – i dorezohet me dashamiresi nje 11-sh ideal i ndeshjeve te Prizrenit, nje "formacjon perfaqesues i skuadrave qe u ndeshne midis tyre” – keshtu percaktohet. Eshte vertet nje rast qe tregon kulturen deri ne krijim te mjedisit sportiv te Prizrenit, kur dihet se ne ato kohe, ende ne futbollin shqiptar nuk gjenden perzgjedhje te 11-sheve ideale. Komisioni intelektual i futbollit te Prizrenit, sic po me pelqen mua ta percaktoj, ka perzgjedhur kete 11-sh: NUTI (Shkodra); ISMALI (Prizreni), BALLANCA (Prishtina); PELINKU (Shkodra), JUSUFI (Prizreni), SHPORTA (Prizreni), GOTA (Prizreni), LUTA (Peja), L.PALI ( Prizreni), KAVAJA (Shkodra), S.GJINALI (Prizreni). Rezerve: DACI (Peja), Nd.PALI (Shkodra), HAMZA (Peja), KURSAMI (Prishtina), MUHAXHRI (Peja). Eshte pikerisht ky "Komision” qe shkon me tej kur propozon qe perfaqesueset e tri zonave, te Veriut, e Mesme dhe e Jugut, te nxirrnin secila perfaqesueset e tyre e te zhvillonin nje turne "per disputimin e nji Kupe”. Por kemi 61 vjet qe kemi organizuar nje turne futbolli mbarekombetar! Atmosfere e jetes se vitit 1942 Nuk e marr me mend se si eshte pritur kur eshte kthyer ne Kosove ky Prizren, e cila perjeton me buje viziten e kryeministrit Mehdi Frasheri, i shoqeruar "nga Ministri i Tokave te Lirueme dhe ai i Puneve Botore”, Eqrem Bej Vlora – frymezuesi kryesor i organizimit te Kampionatit te Pare dhe te Vetem Mbarekombetar ne historine e futbollit shqiptar. Eshte interesante te citojme percaktimin e kesaj vizite sipas shtypit te kohes: "Kryeministri do te jete ne gjendje te hedhe themelet e para te nje sistemi rindertimi e zhvillimi qe me kalimin e vjetve do t’i japi hovin e duhur perparimtar Shqiperise se Madhe.” /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 598 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]