Main » 2013 » Janar » 30 » El Classico - 4 të dhënat më interesante
11:01:36
El Classico - 4 të dhënat më interesante
El Classico - 4 të dhënat më interesante
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
El Classico – 30 Janar 2013   Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen për herë të katërt këtë sezon ndaj njëra-tjetrës. Dy takime në Superkupën e Spanjës, një në kampionat dhe tashmë vjen gjysmëfinalja e Copa del Rey mes dy skuadrave më të mira të Spanjës dhe jo vetëm. Albet.do.am ka menduar t'iu servirë 4 të dhënat më interesante ne këtë përballje titanësh, duke filluar nga historiku i përballjeve dhe rivaliteti mes dy yjeve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. 
1) 222 ndeshje zyrtare - Madrilenët dhe katalanasit janë ndeshur 222 herë mes tyre me një bilanc prej 88 fitoresh të Realit, 87 të Barcelonës dhe 47 barazime. Në ndeshjet si e sotmja, ku "Los Blancos" luajnë në fushën e tyre, bilanci është 61-25 (24 barazime) për Realin. 
2) 30 ndeshje Kupe – Real Madrid dhe Barcelona janë ndeshur 30 herë mes tyre në Kupën e Mbretit. Reali ka fituar 10 herë, Barcelona 14 dhe 6 takime janë ndarë në barazim. 
3) Të eliminosh Barcelonën – Që nga sezoni 2008-2009, Barcelona ka luajtur 34 eliminatore me dy takime (çerekfinale apo gjysmëfinale: 13 në Champions, 17 në Kupë dhe 4 në Superkupë). Katalanasit i kanë kaluar të gjitha me sukses përveç 4 rasteve: Sevilla (Kupë 2009-2010), Inter (Champions 2009-2010), Chelsea (Champions 2011-2012) dhe Real Madrid (Superkupë 2012). Reali do të ishte skuadra e parë që e eliminon dy herë Barcelonën në periudhën e saj më të lavdishme që nisi me ardhjen e Pep Guardiolës në krye të stolit. 
4) Rekordi i Cristiano Ronaldo – Portugezi ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit të Klasikes, një rekord ky që nuk është arritur më parë nga asnjë prej 830 lojtarëve që kanë marrë pjesë në këtë duel të madh. Ndërsa Lionel Messi ka shënuar në 3 Klasike radhazi. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 483 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]