Chelsea – 06 Shkurt 2013
Sipas asaj që shkruan "Daily Star", ylli i ri i futbollit brazilian,Neymar, mund ti bashkohet Premier Leagues pas Kupës së Botës Brazil 2014. Skuadra angleze që e kërkon me ngulm talentin e Santos është Chelsea i Roman Abramoviç, i cili prej muajsh po kërkon me ngulm shërbimet e 20-vjeçarit nëpërmjet agjentit të tij Pini Zahavi, i cili ka lidhje të ngushta me "Blutë" e Londrës.
Për të bindur Neymar të zgjedhë Chelsean po mendojnë edhe tre brazilianët e "Stamford Bridge": Oscar, David Luiz dhe Ramirez.
/(e.s) albaniabet/