Main » 2013 » Janar » 21 » Celtic Glasgow kerkon Valmir Berishen
09:52:52
Celtic Glasgow kerkon Valmir Berishen
Celtic Glasgow kerkon Valmir Berishen
  • Foto nga AlbaniaBet

    Valmir Berisha


Reklama Vodafon
Celtic – 21 Janar 2013   Celtic Glasgow është duke diskutuar me Halmstadin për talentin kosovar Valmir Berisha. 16 vjeçari kishte qëndruar gjatë nëntorit të vitit që shkoi në Skoci për prova, ku kishte impresionuar me paraqitjet e tij. "Është e vërtetë se Celticu e kërkon Valmirin. Ata duken të impresionuar me kualitetin e tij. Nëse klubet merren vesh, atëherë gjithçka do të jetë OK për ne”, ka thënë menaxheri i futbollistit, Anders Karlsson për mediet suedeze. Talenti ofanziv më parë kërkohej nga ekipet si Espanyol, Hamburg e Stoke City, por ai është i vendosur të lëvizë drejt Skocisë. "Celticu është një klub i madh. E di se atje do të kem paraqitje të mira. Celticu është opsion i mirë, pasi ky ekip ua jep rastin lojtarëve të rinj”, theksoi Berisha, i cili është pjesë e ekipit suedez Halmstad. Valmiri është vetëm një nga talentet e shumta që luan në futbollin suedez. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 544 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]