Milan – 16 Janar 2013
Duket diçka si vështirë e arritur, por rikthimi i David Beckham në Milano është opsion i mundur. Ylli anglez pas largimit nga LA Galaxy ende nuk e ka gjetur skuadrën e re por që po insiston ta bëjë atë.
Rikthimi në Milan mund të jetë një nga dëshirat e tij. Milanit po i mungon një mesfushor me përvoj e pasime si Beckham, çka edhe e ka hapur mundësinë e rikthimit të tij. Jeta dhe familja janë mundësitë që Beckham të nisë bisedimet me Milanin.
Victoria dhe fëmijët e tij e pëlqejnë shumë qytetin e modës, ndërsa edhe vetë anglëzi thuhet se do të kishte dëshituar të përfundoj karrierën në Milan.
E tëra mbetet në skuadrën e Milanit që sipas disa zërave nëse do ti bënte një ofertë yllit anglez, ajo do të pranohej dhe se Milani do të "zgjidhte” problemet në mesfushë.
/(e.s) albaniabet/