Main » 2013 » Shkurt » 16 » Bayern München shkon ne +18
09:36:36
Bayern München shkon ne +18
Bayern München shkon ne +18
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lojtaret Bayern München duke festuar


Reklama Vodafon
BUNDESLIGA – 16 Shkurt 2013   Bayern München vazhdon të shfaqet i pandalshëm në kampionat, ku ka arritur të fitojë takimin e pestë radhazi, aq sa janë luajtur nga faza e dytë e kampionatit, për të çuar në 18 pikë diferencën nga ndjekësit më të afërt të Borusia Dortmund. Ndonëse në një transfertë të vështirë si ajo e Wolfsburgut, bavarezët kanë dalë përsëri nga fusha me tri pikë, falë golave të të zakonshmit Mario Manxhukiç në pjesën e parë dhe të Arjen Roben, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë, duke i dhënë fund "luftës” me trajnerin Heinkes. Me një avantazh kaq të ndjeshëm, ku bavarezët kanë edhe 12 ndeshje për të luajtur deri në fund të sezonit, duket e pamundur që ata të humbasin këtë titull kampion, ndërsa tani me shumë siguri do të përqendrohen më shumë te ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Gjermanisë. /(e.s) albaniabet/


Category: BUNDESLIGA | Views: 446 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]