UEFA CHAMPIONS LEAGUE
– 13 Shkurt 2013
Zlatan Ibrahimoviç nuk është në Champions League ashtu siç e tregon veten në kampionat. Kryegoleadori i parizienëve dhe i Ligue I përveçse nuk arriti të shënoi në fitoren e djeshme nëValencia 1-2 por në fund u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Pas ndeshjes trajneri i PSG Carlo Ancelotti u shpreh se suedezi nuk e meritonte një gjë të tillë pasi ishte thjesht njëdyluftim.
"Kartonin e kuq të Ibrahimoviçit nuk e kuptova aspak. Ai pati një dyluftim për topin dhe asgjë të jashtëzakonshme. Ishte i pamerituar, por ky është futbolli. Do ishim më të qetë nëse nuk do pësonim golin në fund. Gjithsesi, ndeshjen e kthimit e zhvillojmë në fushën tonë dhe do luajmë sërish për fitore. Valencia tregoi se është një skuadër e fortë", deklaroi trajneri i PSG, Carlo Ancelotti.
PSG dhe tekniku i saj mund të ngushëllohen me faktin se çerekfinalet janë shumë pranë dhe atëherë bomberi i tyre mund të jetë gati.
/(e.s) albaniabet/