Main » 2013 » Shkurt » 8 » Vale manipulimesh te ndeshjeve edhe ne Australi
10:08:40
Vale manipulimesh te ndeshjeve edhe ne Australi
Vale manipulimesh te ndeshjeve edhe ne Australi
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustrim


Reklama Vodafon
Australi – 08 Shkurt 2013   Policia australiane ka paralajmëruar se sporti i futbollit në këtë vend rrezikon seriozisht të përfshihet nga vala e manipulimeve pasi shuma të mëdha parash po hidhen në kompanitë e basteve aziatike për rezultatet e ndeshjeve të veçanta. Sipas raporteve të dhëna nga policia australiane, në një ndeshje të vetme në vitin 2012 janë hedhur mbi 40 milion dollarë baste në një kompani të licencuar në Azi, që do të thotë se në ato të palicencuara kjo shumë mund të jetë e dyfishuar. Federata Australiane e Futbollit ka bërë të qartë se po mundohet të identifikojë ndeshjen në fjalë. "Por nuk kemi marrë asnjë informacion të saktë mbi sigurinë e manipulimit të saj”, tha një zëdhënës i Federatës Australiane. Por policia në krahinën e Viktorias konfirmoi se kjo ndeshje e dyshimtë ekzistonte dhe bëhej fjalë për një takim të kampionatit australian, jo të ligave lokale. "Kemi pasur një ndeshje që ka regjistruar 40 milion dollarë baste vetëm në një kompani aziatike, një ndeshje e kampionatit australian e luajtur këtu në Viktoria, dha nëndrejtori i policisë së qytetit, Graham Eshton.”Kur bastet vihen në këto nivele, bëhet tërheqëse për krimin e organizuar që të përfshihet në manipulim. Rreziku rritet kur sheh shifrat që mbërrijnë në këtë nivel”, tha ai, duke sqaruar se rreziku më i madh i basteve vinte nga ato që vendoseshin për gjëra të veçanta si goditjet nga këndi, penalltitë, apo kartonët, pasi ishte shumë më e vështirë të manipulohej rezultati i krejt ndeshjes. Ndërkohë, dy kompani australiane të basteve kanë anuluar të gjitha bastet mbi skuadrën e rekbi, Esendon, lojtarët e të cilës u zbuluan se përdornin doping. Sipas raporteve të policisë vendase, përdorimi i dopingut është një nga mënyrat me të cilat krimi i organizuar po mundohet të manipulojë ndeshjet në sporte të ndryshme. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 488 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]