Main » 2013 » Shkurt » 5 » Trukimet mbuloje Europen
09:57:02
Trukimet mbuloje Europen
Trukimet mbuloje Europen
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruse


Reklama Vodafon
AlbaniaBet – 05 Shkurt 2013   Policia evropiane, Europol, ka zbuluar atë që besohet se është sindikatë e krimit të organizuar më qendër në Azi, dhe që tashmë disa vjet ka kurdisur ndeshje të garave kryesore në futboll. Në mesin e dueleve të dyshuara për kurdisje është edhe një përballje e Ligës së Kampionëve e zhvilluar "tri ose katër” sezone më parë në Angli. Një ndeshje e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në Angli është një prej 380 ndeshjeve nën hetime për dyshime se ishte e kurdisur. Policia evropiane nuk ka bërë të ditur identitetin e ndeshjes që besohet se ishte e manipuluar. Por, Europol ka njoftuar për zbulimin e një sindikate kriminale me qendër të Azi që ka koordinuar manipulimet. Rreth 425 zyrtarë të ndeshjeve, zyrtarë të klubeve, futbollistë dhe kriminelë dyshohet se janë të përfshirë. Gjatë konferencës për shtyp në Hagë të Holandës, zyrtarë të Europolit njoftuan se ndeshja e dyshuar për kurdisje në Ligën e Kampionëve u zhvillua në Angli para tre ose katër vjetësh. Duele të tjera të manipuluara, përfshirë ndeshje kualifikuese për Kampionatin botëror ose Evropian si dhe takime të ligave kryesore evropiane. Vetëm në Gjermani, personat e përfshirë në manipulime thuhet se kanë fituar 16 milionë euro në ndeshje të kurdisura. Zyrtarët frikësohen se ky është "maja e bregut”. "Ky është rezultati i punës së asaj që dyshohet se është sindikatë e krimit të organizuar me qendër në Azi që operoi me rrjete kriminale anembanë Evropës. Është e qartë se ky është hetimi më i madh sa u përket dyshimeve për ndeshje të kurdisura në Evropë. Ne jemi zbuluar një rrjet të gjerë kriminal”, tha Rob Wai Nwright, drejtor i Europolit. Europol, që ka zhvilluar hetime për 18 muaj, ka theksuar se ndeshjet e dyshuara për kurdisje përfshijnë edhe duele për kualifikim në garat më të rëndësishme si Kampionati botëror, Evropian dhe ballafaqime të Ligës së Kampionëve. Europol beson se sindikata e krimit me qendër në Azi kishte krijuar një rrjet të gjerë në mbarë Evropën dhe kështu dyshohet se kurdisi ndeshje në 15 shtete të ndryshme. Deri më tani janë arrestuar 50 persona. I pyetur rreth duelit të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Angli që dyshohet se ishte i kurdisur, Wainwright refuzoi të tregojë se për cilin takim bëhet fjalë për shkak të "hetimeve të vazhdueshme”. "Përqendrimi është edhe në shtete tjera jo vetëm te Britania e Madhe. Megjithatë, ne jemi të befasuar nga shkalla e përgjithshme e krimit jo vetëm në futbollin anglez, por anembanë Evropës”, theksoi ai. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 469 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]