League Two – 05 Shkurt 2013
Një episod i pakëndshëm ka ndodhur dje në mbrëmje gjatë ndeshjes Gillingham-Wycombe e vlefshme për League Two në Angli. Një tifoz 17-vjeçar i vendasve, i indinjuar nga vonesat e portierit mik (për shkak të avantazhit), ka hyrë në fushë në minutën e 93 për të sulmuar gardianin e Wycombe Jordan Archer.
Fatmirësisht incidenti nuk ka qënë me pasoja për asnjë prej palëve, kjo edhe për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të sigurisë në stadium.
17-vjeçari më pas është arrestuar nga forcat e policisë.
Gillingham-Wycombe u mbyll me rezultatin final 0-1. /(e.s) albaniabet/