Flamurtari – 08 Shkurt 2013
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Flamurtarit, i kombëtares kuqezi dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Alfred Ziaji. Ai u lind dhe u rrit ne Vlorë, ndërsa qysh në fëmijërinë e tij të hershme e ushtroi me dashuri të madhe lojën e futbollit si pjesë e Flamurtarit të madh, që luajti edhe kunder Barcelonës e Partizanit të Beogradit.
Ai ka kontribuar në rradhët e kuqezinjve të Vlorës në vitet më të lavdishme të saj. Zijai për nivelin e lartë të treguar në fushën e lojëes zhvilloi disa takime të rëndësishme edhe me ekipin Kombëtar në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Europian e Botëror.
Pas largimit nga fusha e blertë Alfred Zijaji nuk i ndërpreu asnjëherë lidhjet me futbollin. Gjatë këtyre tri viteve të fundit, ai ishte anëtar i Komitetit Ekzekutivtë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ka qene gjithashtu edhe president i Minifutbollit Shqiptar, duke hedhur hapat e para në futbollin e sallës në vendin tonë.
Ne kujtim të Alfred Ziajit, gjithë futbolli shqiptar është përfshirë në heshtjen e zisë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-futbollistit, mikut, shokut dhe drejtuesit të njohur.
Redaksia e Portalit Albeu ngushëllon familjarët dhe miqtë e tij për humbjen e papritur.
/(e.s) albaniabet/