Finlanda – 20 Janar 2013
Selektori i përfaqësueses A të Finlandës, Mixu Paatelainen, ka ftuar në skuadër Lum Rexhepin për turneun ‘Kupa e Mbretit’, i cili do të mbahet nga java e ardhshme në Tajlandë.
Paatelainen ka ftuar disa emra të rinj në përfaqësuese, derisa njëri nga ta është edhe mbrojtësi kosovar i skuadrës finlandeze Honka. 20 vjeçari është shprehur i lumtur për ftesën.
"Synimi im është përfaqësuesja A dhe kjo është një surprizë për mua”, ka deklaruar për mediat finlandeze Rexhep, i cili ka luajtur edhe për të gjitha nivelet grupmoshave të reja të Finlandës.
Rexhepi përkundër lëndimit ka pasur një sezon të mirë në elitën e futbollit finlandez me skuadrën e Honkas.
Aktualisht për Kombëtaren A të Finlandës luajnë edhe dy kosovarë: Njazi Kuqi dhe Përparim Hetemaj. Herë pas here për këtë ekip ftohet edhe sulmuesi Berat Sadik.
/(e.s) albaniabet/