Main » 2013 » Shkurt » 9 » Mavraj kerkon fitoren e pare ne shtepi
09:35:18
Mavraj kerkon fitoren e pare ne shtepi
Mavraj kerkon fitoren e pare ne shtepi
  • Foto nga AlbaniaBet

    Mërgim Mavraj


Reklama Vodafon
Greuther Furthit – 09 Shkurt 2013   Pas fitores ndaj Schalkes (2:1) të regjistruar javën e kaluar, skuadra e Greuther Furthit, ku luajnë dyshja kosovare Mërgim Mavraj e Ilir Azemi, synon që tri pikë t’i marrë edhe të shtunën në shtëpi kundër Wolfsburgut. Nëse Greuther Furth arrin fitoren, ky do të ishte triumfi i parë këtë sezon para publikut të vet. Përveç kësaj, për ekipin e Mavrajt e Azemit do të ishte fitorja e parë në Bundesligë e shënuar në shtëpi. "Ne duhet të shkëlqejmë pas fitores ndaj Schalkes. Nëse ne nuk arrijmë të fitojmë ndaj Wolfsburgut, fitorja e javës së kaluar nuk do të ketë asnjë vlerë”, ka thënë kapiteni i ekipit Mërgim Mavraj për përditshmen gjermane Bild. Sipas reprezentuesit të Shqipërisë, pas fitores ndaj Schalkes, vetëbesimi në radhët e skuadrës së Greuther Furthit është rritur dukshëm. Pas 20 xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit gjerman, skuadra e Mavrajt dhe Azemit renditet e fundit në tabelë me vetëm 12 pik të tubuara. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 539 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]