Luftetari – 18 Janar 2013
Deri ne fund te kesaj jave skuadra e Luftetarit do te zhvilloje nga dy seanca stervitore ne dite, ndersa te henen do te grumbullohet per te nisur fazen pergatitore te dimrit. Drejtuesit e klubit ne fakt kane ndryshuar planet, pasi faza ishte parashikuar te zhvillohej jashte vendit, por vendimi i fundit eshte qe ekipi do te qendroje per dhjete dite ne Sarande.
Gjate kesaj periudhe trajneri Edi Martini se bashku me zevendesit e tij kane punuar sistematikisht me grupin, ndersa ne te njejten kohe kane vezhguar lojtaret e ardhur ne prove. Jane shume futbolliste qe i jane bashkuar bluzinjve me synimin per te qene pjese e skuadres per fazen e dyte, teksa midis tyre dhe disa te huaj. Te gjithe futbollistet jane ne prove dhe gjate diteve ne vazhdim, perpara se te nise faza pergatitore, do te behet seleksionimi i tyre.
Tekniku shkodran i ka pare te afruarit jo vetem gjate seancave stervitore, por edhe ne dy ndeshjet miqesore me Butrintin e Bylisin, ndersa brenda kesaj jave do te kryeje seleksionimet. Nderkaq, ne kampin gjirokastrit pritet edhe nje sulmues brazilian. Kolonise se lojtareve te huaj, maqedonas e greke do t’i shtohet dhe nje lojtar nga vendi i "samba-s”, i cili do t’i bashkohet grupit brenda kesaj jave.
Ardhja e nje tjeter lojtari te huaj do ta shtonte numrin, por edhe do te vinte ne siklet trajnerin Martini per perzgjedhjen e formacionit. Kjo pasi sipas rregullores se Federates Shqiptare te Futbollit lejohen vetem pese lojtare te huaj ne nje ndeshje. Gjithsesi fillimisht braziliani apo te tjeter duhet te kalojne proven e me pas te mendohet per formacionin kur te nise faza e dyte e kampionatit.
/(e.s) albaniabet/